LAJMI I FUNDIT:

A do të jep përgjegjësi Brovina? Veseli: Deri të hënën kemi punë me Serbinë (Video)

A do të jep përgjegjësi Brovina? Veseli: Deri të hënën kemi punë me Serbinë (Video)

Kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se do të merren veprime ligjore me rastin e publikimit të fotografisë në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Veseli, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deri të hënën Kosova do të merret vetëm me Serbinë.

“Gabimi ka qenë i rëndë por dënimi do të jepet në bazë të shtetit ligjor. Në shtetin ligjor nuk veprohet me emocione por me ligj. Deri të hënën ne kemi vetëm një mesazh, ai është vetëm “Serbia”, deri të merret vendimi[Tribunali për krimet serbe], nuk do të merremi me Flora Brovinën”.

“…Gjenocidi serb do të jetë i dënuar nga shteti i Kosovës, me iniciativë të shtetit të Kosovës në Tribunalin ndërkombëtar. Do t’i trajtojmë këto krime në mënyrë serioze me ekspertizë në mënyrë profesionale dhe pa emocione, në mënyrën më të duhur ndërkombëtare të gjitha rastet një për një, për t’i proceduar për Tribunal ndërkombëtar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veseli: Fotografia e publikuar e dhunimit, luftë speciale e Serbisë (Video)
Lexo po ashtu Veseli: Fotografia e publikuar e dhunimit, luftë speciale e Serbisë (Video)

Kryetari i Kuvendit ka thënë se deri të hënën do të shkarkohen emocionet dhe do të përfundohen iniciativat ndaj Serbisë, pastaj do të vazhdohet etapa tjetër.

“Deri të hënën është vetëm Serbia. Nuk do të marrim vendime tjera për ta kënaqur Serbinë. Do të del vendim që do t’u ofrohet garanci qytetarëve tanë se krimet serbe nuk do të riciklohen”, tha ndër të tjera Kadri Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori