LAJMI I FUNDIT:

UP do të inicioj padi për kthimin e pronës së uzurpuar nga Kisha Serbe

UP do të inicioj padi për kthimin e pronës së uzurpuar nga Kisha Serbe

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në mbledhjen  e mbajtur sot ka analizuar situatën pas vendimit të gjykatës lidhur me pronën e uzurpuar nga Kisha Ortodokse Serbe në kampusin universitar.

Këshilli Drejtues dhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, përmes një komunikatë për media, thotë se është thellësisht i përkushtuar që të përmbushë gjithë hapat ligjor për kthimin e pronës së uzurpuar nga Kisha Ortodokse Serbe në mënyrë të kundërligjshme në pronësi dhe në shërbim të studentëve të UP-së.


“Keqinterpretimi i javës së fundit se “UP-ja ka hequr dorë nga beteja ligjore për pronën që ka uzurpuar Kisha Ortodokse” nuk qëndron.

Njoftojmë opinionin se bazuar në legjislacionin aktual Aktvendimi i Gjykatës Themelore C.nr 2444/12, është i natyrës procedurale, e jo një vendim meritor/përfundimtar ndërlidhur me Kërkesën e UP-së për kthimin e pronës së uzurpuar nga Kisha Ortodokse Serbe.

Në këtë situatë juridike, UP-ja sipas Ligjit do të inicioj padi për kthimin e pronës së uzurpuar nga Kisha Ortodokse Serbe.

Këshilli Drejtues ka formuar një Grup te Veçantë Punues i ngarkuar me detyrë që duke siguruar mbështetjen e institucioneve ta ndjek këtë çështje në rrugë ligjore deri në kthimin përfundimtar të kësaj prone në shfrytëzim të studentëve të tij.

Këshilli Drejtues kërkon nga Kuvendi Komunal i Prishtinës që në suaza të legjislacionit pronësor dhe procedurave të veta të vendimmarrjes të revokoj Vendimin e ish-Këshillit Ekzekutiv të KK-së Prishtinës Nr. 110-74/90-02 i datës 26.09.1990 me të cilin në mënyrë të kundërligjshëm ka dhënë në shfrytëzim tokën për ndërtimin e ndërtesës së Kishës Ortodokse. Prona kontestuese e dhënë Kishës Ortodokse e që në vazhdimësi është kontestuar nga UP-ja, është pronë e Komunës së Prishtinës, ndërsa UP-ja është shfrytëzuese e saj. Shfuqizimi i Vendimit do ta lehtësonte jashtëzakonisht shumë problemin ligjor dhe rikthimin e pronës në shfrytëzim për nevojat emergjente të UP-së, për hapësira dhe infrastrukturë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori