LAJMI I FUNDIT:

Të hyrat vetanake prej 60 milionë euro, ​Murati njofton se ua ka bartur komunave

Të hyrat vetanake prej 60 milionë euro, ​Murati njofton se ua ka bartur komunave
Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë bërja e të hyrave vetanake të komunave.

Murati në një njoftim në Facebook shkruan se bartja e të hyrave vetanake të komunave është bërë në vlerë prej 60 milionë eurove.


Ibrahimi kërkon nga Murati bartjen e të hyrave vetanake të komunave
Lexo po ashtu Ibrahimi kërkon nga Murati bartjen e të hyrave vetanake të komunave

“Bëhet bartja e të hyrave vetanake të komunave. Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove. Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, ditë më parë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që t’u barten komunave paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake.

“Bazuar edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (LMFPP), të hyrat vetanake të komunave barten në vitin fiskal duke ruajtur strukturën e shpenzimit. Këtë e kanë bërë komunat gjatë hartimit dhe miratimit të buxheteve komunale për vitin 2024”, ishte shprehur Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë komunat nuk do të mund të realizojnë shumë projekte kapitale, do të shkaktohen vonesa në pagesat ndaj operatorëve ekonomikë e do të dëmtohen komunat në raportet e auditimit. /Telegrafi/