Të hospitalizuar 12 pacientë me COVID-9 dhe 32 post-COVID

Në bazë të raportit të datës 11 nëntor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka një pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































