LAJMI I FUNDIT:

Do të hetohen shkaqet e zjarrit që la Shkupin pa rrymë

Do të hetohen shkaqet e zjarrit që la Shkupin pa rrymë

Është formuar grup i punës nga persona profesionistë të punësuar në kompani me detyrë të vetme që t’i locojë shkaqet për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike pas rënies së rrjetit furnizues që ndodhi të dielën më 13 shkurt në orën 17:20 në TC “Shkupi 4” në Pintia për të cilin në disa komuna në Shkup, disa pjesë të Velesit dhe të Ovçe Poles, 40 minuta ishin pa furnizim me rrymë, informoi SHA MEPSO.

Siç informuam edhe të dielën, deri në ndërprerje të furnizimit të një pjesë të madhe të qytetit të Shkupit, erdhi si rezultat i shkëputjes së dy transformatorëve energjetikë në stacionin transformator “Shkupi 4”, si pasojë e një defekti i cili u paraqit në zinxhirin izolues në largpërçuesin prej 110 kilovat i cili e furnizon trafostacionin “Bunarxhik” përmes trafostacionit “Shkupi 4”. Në këtë rast sqarojmë se në kushte normale kur ka defekt të largpërçuesit, për izolim të gabimit të shkaktuar, mbrojtje, e ndërpresin largpërçuesin në të cilin paraqitet defekti, me çka pa furnizim me rrymë mbesin vetëm konsumatorët të cilët janë të lidhur në trafostacionit nga largpërçuesi konkret, thonë nga SHA MEPSO.


Të dielën, shtojnë, në momentin e defektit, për shkak të gabimit në rrethet sekondare për furnizim të pajisjes në TC “Shkupi 4”, kishte dallime dhe vetëm për 0,9 sekonda përgatitën mbrojtje sistematike në trafostacionet në nivelin furnizues prej 110 kilovat, ndërsa për 2,5 sekonda u aktivizuan mbrojtjet e 400/110 kilovat transformatorë në TC “Shkupi 4”.

“Në këtë mënyrë u jepet urdhër ndërprerësve që t’i heqin të dy transformatorët energjetikë, përmes të cilëve furnizohet pjesa më e madhe e Shkupit dhe rrethinës. Në përputhje me procedurën gjatë defektit, ekipet kujdestare nga SHA MEPSO menjëherë bënë kontrolle në TC ‘Shkupi 4’, dhe në koordinim me Qendrën Nacionale Dispeçere pranë SHA MEPSO, filluan procedurë për përfshirje të elementeve të rrjetit. Me punë të madhe ata arritën të vendosin situatë për furnizim dhe të normalizohet furnizimi i qytetit dhe rrethinës”, sqarojnë nga kompania.a

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori