LAJMI I FUNDIT:

Do të hapet tender për 20 kilometrat e para të rrugëve lokale në Maqedoni

Do të hapet tender për 20 kilometrat e para të rrugëve lokale në Maqedoni

Tenderi për 20 km të parë të rrugëve lokale pritet të shpallet deri në fund të muajit, me një projekt për të përmirësuar rrjetin rrugor lokal për të cilën më herët u sigurua kredi prej 70 milion eurosh nga Banka Botërore. Janë planifikuar ndërtimi dhe rehabilitimi i rrugëve lokale dhe rrugëve në komuna me gjatësi prej 450 kilometra.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve njoftoi sot se deri më tani projekte kanë dorëzuar 75 përqind të 80 komunave që mund të marrin fonde. Komunat, informojnë nga atje, janë duke punuar në përgatitjen e dokumentacionit të projektit me një ritëm të shpejtë, ndërsa tenderi i parë vetëm se është përgatitur me të cilën duhet të rehabilitohet 20 kilometra dhe do të shpallet pasi Banka Botërore të aprovojë projektet.


“Komunat do të mund të marrin nga 500.000 euro në dy milion euro si fonde të pakthyeshme. Shuma përcaktohet në varësi të madhësisë së komunës, popullsisë, automjeteve të regjistruara me motor. Metodologjia për shpërndarjen e fondeve përcaktohet së bashku me kreditorin-Bankën Botërore”, deklaroi Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski.

Ai paralajmëroi se do të nënshkruajnë memorandume bashkëpunimi me komunat dhe u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të komunave që të paraqesin projektet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që, siç theksoi ai, ata të mund të shfrytëzojnë mirë fondet në dispozicion dhe bashkërisht të përmirësojnë jetesën urbane në komuna./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori