LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë personat nga Klina që janë prekur me coronavirus, tashmë të shëruar plotësisht

Të gjithë personat nga Klina që janë prekur me coronavirus, tashmë të shëruar plotësisht

Klina tashmë nuk e ka asnjë rast aktiv me virusin COVID-19.

Të gjithë personat që janë prekur me këtë virus janë shëruar.


Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu në një postim në Facebook.

“Klina vazhdon të ketë 0 Raste me Covid-19. Qytetarë të Klinës ju lutemi të jeni shumë të kujdesshëm, sepse rreziku nuk ka kaluar akoma. Virusi Covid-19 është i tillë që mjafton vetëm një rast pozitiv për ta ndryshuar rrjedhën e jetës sonë”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.