LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë kemi një ditëlindje të artë që festohet vetëm një herë në jetë – dhe ju mund ta keni humbur atë

Të gjithë kemi një ditëlindje të artë që festohet vetëm një herë në jetë – dhe ju mund ta keni humbur atë

Një ditëlindje e artë festohet në vitin që përkon me datën në të cilën ata kanë lindur

Ditëlindja e artë është një moment i veçantë që ndodh kur mosha përkon me datën e lindjes. Për shembull, nëse festoni ditëlindjen tuaj më 27 qershor, ditëlindja juaj e artë festohet kur mbushni 27 vjeç. Ky është një rast, që shumë njerëz e festojnë me ndjesinë e veçantë të fatit dhe momentit të artë.

Pse është kaq e veçantë ditëlindja e artë?


Kjo ditëlindje njihet ndryshe si “ditëlindja me fat,” duke simbolizuar një periudhë të ndritshme e të lumtur në jetë. Sot, ditëlindjet e arta janë bërë gjithnjë e më të njohura, duke u konsideruar si një rast për të festuar në mënyrë të paharrueshme.

Po nëse ke humbur ditëlindjen e artë?

Nëse nuk e ke festuar ditëlindjen tënde të artë, mos u shqetëso. Ekziston “ditëlindja e dyfishtë e artë” – një përvjetor që përkon kur mbush moshën që është dyfishi i datës tënde të lindjes. Për shembull, nëse ke lindur më 23, ditëlindja e dyfishtë e artë do të jetë kur mbush 46 vjeç. Pra, s’ka vend për panik, por vetëm për festë!

Në varësi të ditës së lindjes së njerëzve, ka 31 shanse për një ditëlindje të artë. Nëse jeni mbi 31 vjeç, keni humbur një mundësi të artë për ta festuar dhe nuk do ta keni më kurrë atë mundësi.

Shumë njerëz nuk e festojnë atë sepse nuk kanë qenë në dijeni.

Krijuesja e ditëlindjes së artë është Joan Bramsch, e cila e filloi këtë ide në vitin 1955 dhe shumë njerëz shpesh e ngatërrojnë atë me festimin e 50 vjetorit.

Bramsch, e cila ishte mësuese dhe shkrimtare amerikane, filloi të festonte çdo ditëlindje të artë të 5 fëmijëve të saj duke filluar nga viti 1955. /Telegrafi/