LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë e shikuan vajzën për shkak të “qenit” që ajo po e shëtiste me zinxhir

Të gjithë e shikuan vajzën për shkak të “qenit” që ajo po e shëtiste me zinxhir

Një grua në Florida tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke ecur me një qen robotik në një zinxhir dhe pamjet provokuan reagime të shumta në mediat sociale.

Videoja, e cila u shfaq në Viral Hog disa ditë më parë, u xhirua më 28 shkurt në Fort Pierce, Florida.


Qindra njerëz ia ngulën sytë qenit robotik, madje edhe një qen i vërtetë leh pas tij, transmeton Telegrafi.

Ai është një robot Boston Dynamics, i cili shitet për rreth 75,000 dollarë.

Pronari i “qenit” thotë se ajo e quajti atë Scrappy, dhe i bëri atij një kanal në YouTube, ku ajo dokumenton aventura me të. /Telegrafi/