LAJMI I FUNDIT:

​Të gjitha rastet me coronavirus në Rahovec ritestohen sot, pritet konfirmimi i 18 të shëruarve

​Të gjitha rastet me coronavirus në Rahovec ritestohen sot, pritet konfirmimi i 18 të shëruarve

Në Komunën e Rahovecit ka nisur ritestimi i rasteve që janë të infektuar me COVID-19, dhe pritet që sot të shënohen edhe 18 të shëruar në këtë komunë.

Kryetari, Smajl Latifi thotë se nuk kërkojnë testime të reja meqë sipas tij, tashmë janë gjurmuar të gjitha kontaktet dhe kjo komunë po shkon drejt përfundimit të situatës së krijuar me coronavirus.


“Ka filluar ritestimi i rasteve të mëhershme te cilat kanë kaluar periudhën e karantinimit me shumë se dy javë, mbrëmë ka qenë ritestim i 18 rasteve dhe sot pritet të bëhet testi tjetër në mënyrë që konsiderojmë, dhe shpresojmë të jetë ashtu, të kemi 18 raste të shëruara. Gjatë kësaj jave, nëse arrihet të bëhen testimet, ne po shkojmë drejt përmbylljes së pandemisë globale COVID-19, këtu në Komunën e Rahovecit”, thotë Latifi.

Për pacientët që po përballen drejtpërdrejt me virusin, Latifi thotë se janë në gjendje stabile.

“Rastet e tjera që janë me coronavirus, që po shpresojmë këtë javë të mbyllen të dalin negativ janë në gjendje stabile shëndetësore, nuk kanë ndonjë simptomë qe paraqet rrezik për përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore”, shton ai për kp.

Kryetari i Rahovecit thotë se nuk kërkojnë më testime të reja, meqë sipas tij, të gjitha kontaktet janë gjurmuar dhe janë testuar.

“Të gjitha rastet e kontakteve të pacientëve të konfirmuar me COVID-19. janë gjurmuar, janë hulumtuar, janë gjetur, janë marrë mostrat, janë testuar dhe nuk kemi ku te marrim me mostra. Përveç atyre që vinë nga bota perëndimore, ata që vendosen fillimisht në karantinë, i nënshtrohen testimit dhe pastaj futen në izolim ose kthehen në shtëpitë e tyre, varësisht çfarë rezultati kanë”, thotë Latifi.

Në Klinikën Infektive në Prishtinë, aktualisht nuk ka pacientë të shtrirë që vinë nga Rahoveci, dhe të gjithë të prekurit nga kjo komunë janë në izolim në shtëpitë e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori