LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha lajthitjet rreth barnave

Të gjitha lajthitjet rreth barnave

Shumë lajthitje janë të lidhura me mënyrën e marrjes së barnave. Cila është e vërteta nga e gjithë kjo, e cila është lajthitja?

Barnat më së miri është t’i pimë me ujë

Të gjitha barnat pihen me mjaft ujë, mirëpo nuk është krejt njësoj se cilat barna i pimë me ujë. Eritromicina më së miri është të pihet me ujë që ka bazë minerale apo me qumësht, Indometacina dhe Rezerpina me qumësht, Kafetina, Teobromina dhe Teofilina me lëngje të tharta.


Preparatet e kalciumit dhe Eritromicina nuk bën të pihen me lëngje të tharta, ndërsa Tetraciklina me qumësht, transmeton Telegrafi.

Njëkohësisht bën të pihen disa barna

Disa barna thjesht nuk shkojnë bashkë me të tjerat. Kjo papajtueshmëri nganjëherë është i dobishëm: Atropina, për shembull, është e pazëvendësueshme me rastin e helmimit me kërpudha helmuese. Mirëpo, mospërputhshmëria e barnave kryesisht i pengon njeriut.

Posaçërisht duhet pasur kujdes ndaj antibiotikëve, sepse ata duhet të pihen bashkë me tabletat për ulje të temperaturës, ndaj pilulave kundër pagjumësisë dhe antistamicineve dhe mjeteve kundër alergjisë.

Tabletat shëndoshin

Te disa femra hormoni estrogjen, të cilin e përbëjnë tabletat, shpie deri në mbajtjen e lëngjeve në trup dhe me këtë shtohet pesha trupore për 2 – 3 kg. Mirëpo, është me rëndësi të ceket se ka edhe tableta të atilla të cilat veprojnë kundër mbajtjes së lëngjeve. Gjinekologu juaj do t’ju këshillojë rreth të gjitha shqetësimeve dhe dyshimeve tuaja.

Tabletat shkaktojnë shfaqjen e puçrrave dhe akneve

Sot, ekzistojnë tableta të cilat jo vetëm që i zvogëlojnë problemet me lëkurën por edhe e zbukurojnë atë.

Tabletat shkaktojnë kancer

Për hormonet artificiale që i përmbajnë tabletat një kohë të gjatë dominonte mendimi se janë përgjegjëse për shkaktimin e llojeve të caktuara të kancerit. Në ndërkohë, u konfirmua se femrat të cilat i përdorin tabletat, më rrallë sëmuren nga kanceri në mitër ose në vezore.

Tabletat shkaktojnë depresion

Tabletat nuk i shkaktojnë depresionet. Ato në rastin më të keq, te ato femra të cilat vuajnë nga depresione të rënda mund t’i forcojnë simptomat. Por, gjithsesi se kjo ndodh shumë rrallë dhe ka të bëjë me një numër të vogël të femrave.

Te femrat që i përdorin tabletat dhe rregullisht e vizitojnë mjekun e tyre, ekziston mundësia e zbulimit të hershëm të simptomave të një depresioni të këtillë që do të shpie në mjekimin e mëtutjeshëm të suksesshëm.

Nëse në fillim të përdorimit të tabletave ndjeni se jeni në depresion, menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj.

Tabletat kontraceptive nuk janë adekuate për femrat e reja

Dikur femrat besonin se estrogjeni, të cilin e përmbajnë tabletat e kombinuara, e pengon zhvillimin e vajzave. Por, sot dihet se kjo gjë nuk është e vërtetë. Përkundrazi, është e saktë vetëm ajo se femra e re që vendos të përdor kontraceptivë para aktit seksual është shumë më e përgjegjshme sesa ato që në moshë të re rrezikojnë të kenë shtatzëni të padëshiruar.

Duhet të bëni pauzë me përdorimin e tabletave kontraceptive

Nëse nuk ekzistojnë arsye shëndetësore për një gjë të tillë, nuk duhet të bëni kurrfarë pauze me përdorimin e këtyre tabletave. Ndërprerja e panevojshme e përdorimit të tabletave kontraceptive, për një ose më shumë muaj, shkakton vetëm probleme.

Shumë femra kanë mbetur shtatzënë duke i ndjekur komentet e tipit: “Medoemos duhet të bësh pauzë nga përdorimi i pilulave!”.

Tabletat kontraceptive shkaktojnë sterilitet

Ndërmjet sterilitetit dhe përdorimit të tabletave nuk ka kurrfarë lidhje, pa dallim të asaj se sa vjet përdoren ato. Që të demantohet ky mendim, do ta përmendim vetëm atë se shumë femra mbeten shtatzënë fill pas ndërprerjes së përdorimit të tabletave.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori