“Të gjitha ekipet frikësohen të luajnë në Santiago Bernabeu”, Ronaldo flet me emocione për Real Madridin

Cristiano Ronaldo ka qenë sot (e premte) i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards që është mbajtur në Dubai. Ylli portugez u rikthye që të flas sërish për Real Madridin dhe trajnerin e tyre Carlo Ancelotti, për të cilin tha se nuk është rastësi që ka fituar kaq shumë trofe. “Menaxhimi i yjeve është shumë i rëndësishëm dhe Carlo Ancelotti është njëri prej më të mirëve në këtë punë. Nuk është rastësi që ai është kaq shumë i suksesshëm”. “Real Madridi është para Barcelonës dhe ata po thonë se kanë një sezon të keq? Nuk i kuptoj këto gjëra”.

“Nëse duhet që të vini bast për një skuadër në Ligën e Kampionëve, ju e bëni këtë për Real Madridin”.
“Bernabeu është i frikshëm për kundërshtarët, ju kurrë nuk duhet ta konsideroni Real Madridin të vdekur”. Ish-legjenda e Real Madridit gjithashtu foli edhe për Superligën e Arabisë, ku e përsëriti sërish se ajo është më e mira se sa Ligue 1 sipas tij. “Superliga e Arabisë është më e mirë se sa Ligue 1, natyrisht. Tentoni të vraponi në 38, 39, 40 gradë dhe do ta shihni. Franca ka vetëm PSG-në, pjesa tjetër është e mbaruar”, përfundoi ai./Telegrafi/




































