Tensione mes Alba Pollozhanit dhe Labinot Rexhës ka pasur gjatë javës, pas një fjale që ai i ka thënë asaj.

Banorja është shprehur se ai i ka thënë “pusho se të erdha në krevat” dhe kjo gjë i ka penguar shumë banores BBVK-së.


“Unë vetëm me një njeri flej në jetën time në krevat dhe s’mund të ma përdorë një mashkull tjetër ‘të erdha në krevat’”, u shpreh ajo.

Foto: YouTube

E më pas ata janë sqaruar në Prime, ku konkurrentja ka qenë e prerë në lidhje me veprimet e këngëtarit.

Ajo ia ka bërë me dije limitet e saj dhe se nuk do që ngjarjet të shkojnë më thellë.

Foto: YouTube

Labi më pas theksoi se ka marrë ofendime edhe prej banorëve të tjerë, raste që nuk janë përmendur.

Më pas u pyeten edhe vajzat e tjera në shtëpi nëse ndihen të bezdisura nga gjestet e Labit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com