LAJMI I FUNDIT:

A do të duket kështu bujqësia në të ardhmen? Dubai vjen me destinacionin më të madh të agroturizmit në botë!

A do të duket kështu bujqësia në të ardhmen? Dubai vjen me destinacionin më të madh të agroturizmit në botë!

Dubai do të bëhet shtëpia e destinacionit më të madh të ‘agroturizmit’ në botë me një projekt të ri ambicioz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, firma arkitekturore URB ka zbuluar planet për kompleksin ‘Agri Hub’ që do të ndërtohet në vendin e Lindjes së Mesme në dy vitet e ardhshme.


Hapësira gjigante jo vetëm që do t’i sigurojë Emiratit sigurinë ushqimore për të ardhmen e parashikueshme, por do të bëhet gjithashtu një atraksion turistik.

Ajo do të lejojë fermerët lokalë të Emirateve të Bashkuara Arabe të shesin produkte direkt nga fermat e tyre tek vizitorët.

Ndërtimi i ‘Agri Hub’ pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të kërkojë rreth 10,000 punëtorë për ta përfunduar atë.

Data e hapjes është caktuar për vitin 2030.

“Komunitetet e pasura rurale dhe bujqësore të Dubait janë më të pozicionuar për t’u bërë një pikë referimi globale për agroturizmin”, ka thënë në një deklaratë Baharash Bagherian, shefi ekzekutiv i URB.

Bagherian shtoi se ‘Agri Hub’ është një “mjedis shumë tërheqës dhe i pasur me aktivitete, i cili do ta transformojë Dubain në vendin më tërheqës për ‘vizitorët rural’ në botë”.

Përtej shndërrimit në një përvojë të re turistike në fshat dhe shkretëtirë të Dubait, projekti do të promovojë gjithashtu shëndet, mirëqenie dhe prosperitet më të madh për banorët vendas ruralë, sipas Bagherian.

Ai tha se ‘Agri Hub’ do të shërbejë përfundimisht si një plan për qendrat e dekarbonizuara të turizmit rural të së ardhmes.

‘Agri Hub’ do të përfshijë gjithashtu 100 për qind riciklimin e ujit dhe menaxhimin e mbetjeve zero në vend.

Vendndodhja e saktë e zhvillimit të ri do të konfirmohet në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori