LAJMI I FUNDIT:

“Do të doja të dëgjoja një bisedë mes Vuçiqit dhe Terziqit”, një kriminel në seancën gjyqësore për pastrim parash përmendi presidentin serb​

“Do të doja të dëgjoja një bisedë mes Vuçiqit dhe Terziqit”, një kriminel në seancën gjyqësore për pastrim parash përmendi presidentin serb​

Grupi kriminal serb i Veljko Belivukit dhe Marko Miljkoviqit akuzohet për pastrim të parave të përfituara me veprimtari kriminale ndërsa të akuzuarit dyshohet se paratë në fjalë i kanë investuar në pasuri të paluajtshme, vetura dhe orë ndërsa në këtë mënyrë kanë tentuar t’i fusin në kanale ligjore.

Të pandehurit mohuan akuzat për pastrim parash dhe një nga liderët e klanit gjatë seancës përmendi presidentin e Serbisë, Aleknsadar Vuçiq, raporton nova.rs.


Belivuk theksoi se ai dhe gruaja e tij nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet të jashtëligjshëm, duke shtuar se ata kanë rreth 20 vjet që punojnë dhe se ai ka punuar dy punë për t’u siguruar një të ardhme më të mirë fëmijëve, transmeton Telegrafi.

“Ai tha gjithashtu se nuk e ka të qartë se si kanë dalë në publik transkriptet e bisedës mes tij dhe bashkëshortes. Ai po ashtu ka pyetur nëse kjo u ndodh edhe qytetarëve të tjerë të Serbisë, sepse dëshiron të dëgjojë bisedat mes Aleksandar Vuçiqit dhe Zvezdan Terziqit, apo duhet t’i besojë Aleksandar Vulinot se nuk ka asgjë komprometuese në to”, thuhet në deklaratën Belivukut.

Nga ana tjetër, Marko Miljkoviq ka deklaruar se fiton nga 1000 deri në 2000 euro në muaj në punë me sigurime, por edhe në punë të tjera.

Ai ka mohuar kryerjen e veprave penale. Për banesën në pronësi të bashkëshortes, ai tha se për dasmën në “Metropol” kanë marrë ‘bakshishe’ deri 200 mijë euro.

Kujtojmë se javën e kaluar është konfirmuar aktakuza e re kundër Veljko Belivukit, Marko Miljkoviqit, bashkëshorteve të tyre dhe të pandehurve të tjerë.

Çfarë thanë kriminelët për vëllain e Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviqin në telefonat e koduar Sky: Zvonko dhe Andrej janë pothuajse miliarderë
Lexo po ashtu Çfarë thanë kriminelët për vëllain e Vuçiqit dhe Zvonko Veselinoviqin në telefonat e koduar Sky: Zvonko dhe Andrej janë pothuajse miliarderë

Anëtarët e akuzuar të klanit famëkeq investuan para në pasuri të paluajtshme, sende të shtrenjta dhe vetura. Gjatë arrestimit të tyre iu sekuestruan para, por supozohet se këto nuk janë as një pjesë e parave që kanë “fituar” duke kryer krime në vitet e kaluara.

Sipas Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi, të akuzuarit akuzohen se kanë kryer vepra penale që nga viti 2015 si tifozë të FC Partizanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori