LAJMI I FUNDIT:

Të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi

Të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi
Foto: Ilustrim

Të dielën (17 dhjetor) do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi gjithashtu edhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në Beograd.

Shpallja e zgjedhjeve vjen pas shpërndarjes së Parlamentit serb që u zgjodh më 3 prill 2022.


Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës.

Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.

Zgjedhjet e fundjavës po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, pas një fushate që vëzhguesit evropianë e kanë vlerësuar si të të pashembullt për nga niveli i negativitetit dhe frikës, përfshi edhe shantazhin e kandidatëve opozitarë.

Më 19 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi një letër kreut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, ku tha se për hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet serbe në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”, tha Kurti dhe shtoi se “çdo kërkesë duhet të bazohet në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.

Më pas, më 1 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, sepse “Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”, sipas tij.

Sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet kufitare të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Ata votuan në të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori