Lufta e fundit në Kosovë vlerësohet se la dhjetëra mijëra persona të dhunuar seksualisht, shumica prej tyre gra.
Mirëpo, edhe 23 vjet pas, duket se shumica e viktimave nuk duan të flasin për këtë temë.
Leonora Selmani që ka rreth shtatë muaj që drejton Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, thotë se jo të gjitha viktimat janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij procesi.
“Aktualisht i kemi 1715 raste dhe kjo nuk nënkupton se nuk janë më shumë viktima të dhunës seksuale, por nënkupton se jo të gjitha kanë qenë të gatshme të aplikojnë deri më tani. Për këtë arsye edhe kur është bërë legjislacioni të cilin e kemi sot në fuqi, ligji, rregullorja dhe dokumentet e tjera nënligjore është menduar t’iu jepet afati 5 vjet i aplikimit sepse jo të gjitha viktimat dëshirojnë të aplikojnë menjëherë, disa nga to kanë krijuar familje, disa nga to i kanë arsyet e ndryshme personale”, ka thënë Leonora Selmani nga Komisioni Qeveritar.

Këtë e konfirmon edhe Sebahate Pacolli Krasniqi, e cila me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, prej pasluftës trajton raste të tilla.
“Ne edhe në këto 20 e më shumë vite që po flasim kemi të mbijetuar që kanë thënë se ne vijmë këtu për rehabilitim dhe trajtim mjekësor, mirëpo assesi nuk kanë gatishmëri ta hapin këtë çështje tek komisioni për qëllime të aplikimit. Madje, ka raste që janë gjendur disi, kanë dalë jashtë Kosovës, ka raste që nuk jetojnë më fatkeqësisht, kështu që ai numër është dukshëm më i vogël”, ka thënë Sebahate Pacolli Krasniqi.
Shumica e rasteve që kanë aplikuar në komisionin qeveritar për njohje të statusit, nuk janë duke u trajtuar nga organet e rendit.

Kjo për shkak se edhe shumë të mbijetuar të dhunimeve dëshirojnë që rastet e tyre të mbesin konfidenciale, por edhe për shkak të mungesës së trajtimit të rasteve nga vetë institucionet e drejtësisë.
“Për shumicën e të mbijetuarve dënimi i kriminelëve është niveli më i lartë i pritjeve të cilat i kanë të mbijetuarit që një krim i tillë të dënohet, mirëpo rezultatet në këtë drejtim janë shumë të vogla, ju e dini deri më tani e kemi vetëm një rast që e ka marrë dënimin për krimet seksuale gjatë luftës”, ka shtuar Sebahate Pacolli Krasniqi.
Për këtë çështje Televizioni Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të Prokurorisë Speciale që merret me hetimin e krimeve të luftës, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.
E nga Këshilli Gjyqësor kanë thënë se nuk posedojnë të dhëna se sa raste të dhunimeve seksuale gjatë luftës janë duke u gjykuar në Gjykatat e Kosovës./Portali D/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Janë identifikuar edhe 28 pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri

Eksperti gjerman: Kina dhe Rusia po synojnë pushtimin e Ballkanit Perëndmor

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Chollet inkurajon Vuçiqin që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri

Veprimtari Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi

Analistët për situatën në veri: Presioni ndërkombëtar është për formimin e Asociacionit

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona