Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të WhatsApp raportohet se u ofruan për shitje, edhe të atyre nga Shqipëria
![Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të WhatsApp raportohet se u ofruan për shitje, edhe të atyre nga Shqipëria](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/11/GettyImages-1203053827-780x439.jpg)
Cybernews hetoi një mostër të dhënash të disponueshme për shitje që përmbanin numra të përditësuar të telefonit celular të afro 500 milionë përdoruesve të WhatsApp.
Më 16 nëntor, një person postoi një reklamë në një forum të njohur të komuniteti të hakerëve, duke pretenduar se ata po shisnin një bazë të dhënash të vitit 2022 me 487 milionë numra celularë të përdoruesve të WhatsApp.
Të dhënat supozohet se përmbajnë të dhëna të përdoruesve të WhatsApp nga 84 vende, në mesin e tyre është edhe Shqipëria. Ky person pretendon se janë përfshirë mbi 32 milionë të dhëna përdoruesish në SHBA, transmeton Telegrafi.
Një pjesë tjetër e madhe e numrave të telefonit iu takojnë qytetarëve të Egjiptit (45 milionë), Italisë (35 milionë), Arabisë Saudite (29 milionë), Francës (20 milionë) dhe Turqisë (20 milionë).
Të dhënat për shitje gjithashtu dyshohet se kanë afro 10 milionë numra telefoni të qytetarëve rusë dhe mbi 11 milionë të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë, në Shqipëri pretendohet të kenë numra telefoni të 506,602 personave.
Autori i kërcënimit tha për Cybernews se ata po i shisnin të dhënat e SHBA-së për 7,000 dollarë, të Mbretërinë e Bashkuar – 2,500 dollarë dhe Gjermanisë – 2,000 dollarë.
Një informacion i tillë përdoret më së shumit nga sulmuesit për sulme mashtruese, për t’iu kërkuar përdoruesve të dhëna personale si numra të kartave të kreditit, prandaj përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj çdo thirrjeje nga numra të panjohur, thirrje dhe mesazhe të pakërkuara.
WhatsApp raportohet të ketë globalisht më shumë se dy miliardë përdorues aktivë mujor.
Me kërkesë, shitësi i bazës së të dhënave të WhatsApp ndau një mostër të dhënash me studiuesit e Cybernews. Në mostrën e përbashkët kishte 1097 numra përdoruesish në Mbretërinë e Bashkuar dhe 817 në SHBA.
Cybernews hetoi të gjithë numrat e përfshirë në mostër dhe arriti të konfirmojë se të gjithë ata janë, në fakt, përdorues të WhatsApp.
Shitësi nuk specifikoi se si e morën bazën e të dhënave, duke sugjeruar se ata “përdorën strategjinë e tyre” për të mbledhur të dhënat dhe siguroi Cybernews që të gjithë numrat në shembull i përkasin përdoruesve aktivë të WhatsApp.
Pretendimet ende nuk janë konfirmuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-23-380x233.jpg)
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft
![DeepSeek ndan të dhënat e përdoruesit me pronarin e TikTok – ByteDance, thotë Koreja e Jugut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-183-380x233.jpg)
DeepSeek ndan të dhënat e përdoruesit me pronarin e TikTok – ByteDance, thotë Koreja e Jugut
![Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin ‘më të zgjuar’ të Elon Musk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-179-380x233.jpg)
Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin ‘më të zgjuar’ të Elon Musk
![Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-23-780x439.jpg)
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft
![Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-154-780x439.jpg)
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3
![Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-164-780x439.jpg)
Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet
![xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-3-780x439.png)
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3
![Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin 'më të zgjuar' të Elon Musk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-179-780x439.jpg)
Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin 'më të zgjuar' të Elon Musk
![Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-17-780x439.jpg)
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame