LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna që tregojnë se sa vrasës është COVID-19, në krahasim me shkaktarët tjerë në SHBA

Të dhëna që tregojnë se sa vrasës është COVID-19, në krahasim me shkaktarët tjerë në SHBA

COVID-19 ka vrarë 250,000 njerëz në SHBA deri më tani dhe kjo shifër thuhet se është 10 herë më e madhe se vdekja nga përplasjet e makinave në një vit.

Veç kësaj, në më pak se 10 muaj, COVID-19 ka vrarë më shumë njerëz sesa sulmet në tru, vetëvrasjet dhe përplasjet e makinave zakonisht në një vit të plotë – të kombinuara, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Dhe ekspertët e shëndetit thonë se nëse amerikanët nuk bëhen më seriozë në lidhje me mbajtjen e maskave dhe shmangien e shoqërimit të pakujdesshëm, shkalla e vdekjeve do të vazhdojë të rritet deri këtë vjeshtë dhe dimër.

Mediumi prestigjioz CNN ka sjellë një vështrim se sa vdekjeprurës është COVID-19, krahasuar me disa shkaqe të tjera të vdekjes në SHBA.

Për të marrë një pamje më të ekuilibruar, ata kanë marrë mesataren vjetore pesë-vjeçare që mbaron në vitin 2018, viti i fundit në dispozicion i të dhënave për shumicën e shkaqeve.

Përplasjet e veturave dhe COVID-19

Coronavirusi ka vrarë 250,000 njerëz në SHBA në më pak se 10 muaj, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Mesatarisht, 24,166 njerëz vdesin çdo vit në aksidente me makinë, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të Autostradave. (Numri përfshin shoferë ose pasagjerë të vrarë në përplasje makinash, jo të tjerë si biçikleta ose këmbësorë që u vranë si rezultat i përplasjeve me makina).

Kjo do të thotë se të paktën 10 herë më shumë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani këtë vit sesa aksidentet e makinave zakonisht për një vit të tërë.

Gripi dhe COVID-19

Mesatarisht 42,200 njerëz vdiqën nga gripi çdo vit nga 2014 deri në 2018, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – CDC, përcjell Telegrafi.

Kështu që në më pak se 10 muaj, vdekjet nga COVID-19 kanë arritur më shumë se pesë herë numrin mesatar të vdekjeve vjetore të gripit.

Coronavirusi i ri nuk është thjesht më vdekjeprurës se gripi – është gjithashtu shumë më ngjitës se gripi.

Vetëvrasjet dhe COVID-19

Numri i vdekjeve nga COVID-19 tani është pesë herë më i lartë se vdekjet nga vetëvrasjet çdo vit.

Mesatarisht, 45,439 njerëz vdiqën nga vetëvrasja nga 2014 deri në 2018, sipas të dhënave të CDC.

Studiuesit nga Universiteti i Nju Jorkut janë të shqetësuar se numri i vetëvrasjeve do të jetë më i lartë në vitin 2020 për shkak të stresit pandemik.

Sëmundja e zemrës dhe COVID-19

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në SHBA. Mesatarisht 670,595 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit, sipas të dhënave të CDC.

Ndërsa COVID-19 nuk pritet të tejkalojë sëmundjen e zemrës në numrin e vdekjeve për një vit të tërë, numri ditor i vdekjeve nga COVID-19 shpejt mund të tejkalojë normën ditore të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, tha Dr. Peter Hotez, nga Kolegji i Mjekësisë Baylor.

Ai përmendi Institutin e Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit, i cili ka parashikuar që COVID-19 do të mund të vrasë 2,500 njerëz në SHBA në ditë në janar.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, mesatarisht 2,353 njerëz vdiqën çdo ditë nga sëmundje kardiovaskulare (përfshirë sëmundjen e zemrës), bazuar në të dhënat e vitit 2017.

Kanceri dhe COVID-19

Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në SHBA, dhe kjo nuk pritet të ndryshojë këtë vit.

Mesatarisht 612,725 njerëz vdesin nga kanceri në SHBA çdo vit, sipas të dhënave të CDC.

Sulmi në tru dhe COVID-19

Mesatarisht 141,952 njerëz në SHBA vdesin nga sulmi në tru çdo vit, sipas të dhënave të CDC.

Kështu që në më pak se 10 muaj, COVID-19 ka vrarë rreth 1.8 herë më shumë njerëz sesa goditjet zakonisht në 12 muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori