LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna interesante të një sondazhi në Serbi: Shumica e qytetarëve e konsiderojnë Kosovën të humbur

Të dhëna interesante të një sondazhi në Serbi: Shumica e qytetarëve e konsiderojnë Kosovën të humbur

Shumica e qytetarëve të Serbisë besojnë se Kosova është e humbur dhe se Serbia nuk është në gjendje për të rivendosur sovranitetin mbi të.

Megjithatë, ata besojnë se Qeveria e Serbisë nuk do ta njohë Kosovën, dhe pjesa më e madhe do të kishte votuar kundër njohjes së saj në rast të një referendumi, sipas një sondazhi të Institutit të Beogradit për çështje evropiane, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Po sipas agjencisë se lajmeve Beta, në anketë, 47 për qind e të intervistuarve kanë thënë se Kosova është e humbur, ndërsa mendim të kundërt kanë shprehur 41 për qind e të anketuarve, ndërsa 12 për qind nuk kanë dhënë përgjigje.

Se Kosova është e humbur, më të bindur janë ata të moshës 30 deri 60 vjet, me nivel të mesëm dhe arsimit të lartë, si dhe të intervistuarve nga të gjitha rajonet, përveç Serbisë Lindore dhe Jugore, sipas një studimi të bërë nga 8 deri më 14 mars në një mostër prej 1,207 të anketuarve.

Qytetarët në përgjithësi në hulumtim kanë deklaruar se nuk kanë shumë njohuri rreth dialogut dhe se ata nuk e dinë se çfarë nënkuptohet me “korrigjimin” e kufijve, por shumica janë kundër propozimit.

Më shumë se gjysma e të anketuarve (54 për qind) kanë vlerësuar se qeveria aktuale nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe kjo përgjigje kanë dhënë kryesisht nga të anketuarit mbi 60 vjeç.

Megjithatë, se qeveria e Serbisë do të njohë pavarësinë e Kosovës u vlerësua nga 27 për qind e të anketuarve, ndërsa 19 për qind thanë se nuk e dinin përgjigjen për këtë pyetje.

Gjithashtu, ndonëse 78 për qind e qytetarëve kanë thënë se nuk do të mbështesin pavarësinë e Kosovës që Serbia shpejt të bëhet një anëtar i BE-së, rreth 13 për qind do të mbështesin pavarësinë e Kosovës nëse do të përshpejtonte rrugën e Serbisë për në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori