Të dënuarit me verdikt final nga Gjykata Special do të vuajnë dënimin në jë shtet të tjerët siç është e përcaktuar me ligj, i tha ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai shton se vuajtja e dënimin nuk parashihet në Kosovë, por në një vend tjetër.
“Ushtarët e UÇK-së nuk do të vuajnë dëmin askund deri sa të jetë verdikti i shkallës së fundit, kjo është vetëm shkalla e parë dhe mund të jenë dy tri shkallë të tjera deri sa të bëhet i plotfuqishëm secili vendim. Në të Kosovës nuk parashihet më ligj, në vendet e treta thotë, jo në Kosovë por në vendet e treta siç është bërë me ligj”.
Duke folur për Specialen, ai shtoi se ndonëse janë kategorikisht kundër vendimeve të saj, nuk kanë kundër kujt të protestojnë.
Sipas tij, Specialja është në Hagë, e Kuvendi që e ka themeluar atë as që merret me këtë çështje.
“Problemi është kujt t’i protestosh ndaj Gjykatës nuk mundesh sepse ajo është në Hagë, nëse organizohen protesta duhet të protestohet Kundër Kuvendi të Kosovës që e ka themeluar dhe nuk merret me këtë çështje”, tha ai.
Dënimi i ish-komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, me 26 vjet burg po cilësohet si vendim politik nga Klinaku.
Klinaku shtoi se nga krijimi i kësaj Gjykate e kanë ditur që do të merr vendime politike, sepse sipas tij, të dënohesh për vrasjet që kanë kryer serbet është vendim absurd.
“Ne që në fillim që është themeluar Gjykata Speciale e kemi kundërshtuar themelimin e saj për shkak se e kemi ditur që do të jetë Gjykatë politike, e kemi ditur që do të merr vendime politike, sepse të akuzohesh për një vrasje që kanë kryer serbet nuk ka më absurde”.
“Kemi kërkuar me peticion nga ana e Kuvendit të Kosovës që ta ndryshoj ligjin për Dhomat e Specializuara nuk e kanë bërë as këtë. Kemi pasur disa takime me partitë politike që çështjen e skadimit të kësaj Gjykate që e ka në Kushtet 5 vjeçare, kemi kërkuar nga ta që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim edhe këtë se kanë bërë. Veprimet tona në kundërshtimin e saj gjithmonë do të jenë për shkak se ne e konsiderojmë që nuk sjell drejtësi por qëllimin e ka që të bëjë vendime politike. Këtu ka pasur krime dhe masakra serbe dhe nuk është marr dhe nuk merret kjo Gjykatë fare por kjo ndjek vetëm ushtarët e UÇK-së”, tha ai.
Sipas tij, me këto vendim është duke u degraduar jo vetëm lufta e UÇK-së, por edhe vetë shteti i Kosovës.
Ai bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të ndërmarr hapa sepse sipas tij, po u shkelen të drejtat themelore ish-luftëtarëve.
“Duke marr për bazë që edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj i kanë dënuar nga 4 vite e gjysmë për skandalet që ju kanë rrjedh atyre edhe pse është dashtë që ata të përgjigjen për këtë. Është dashtë që dikush nga prokurorët aty të sjellët para drejtësisë për rrjedhjen e atyre dosjeve që ju ka ndodh nga zyrat e tyre. Duke pas për bazë vendimin ndaj tyre, kemi prit që do të merren këto vendime, jo ndoshta me aq shumë vite por se do të dënohet e kemi pritur”.
“Jo vetëm lufta e UÇK-së por edhe vetë shteti me këto vendime me këtë gjykatë është duke u degraduar, për shkak se atje shkelen edhe ligjet, edhe Kushtetuta, të paraburgosurve atje ju shkelen edhe të drejtat edhe lirit e njeriut ato më elementare. Ne kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të bëjë dicka rreth kësaj sepse përveç që i shkelen të drejtat, natyrisht që nuk është duke e kontrolluar as kush këtë Gjykatë” tha Klinaku për Ekonomiaonline.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre