LAJMI I FUNDIT:

Të dëmtuarit nga vërshimet kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Maqedonisë

Të dëmtuarit nga vërshimet kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev sot reealizoi takim pune me trupin koordinues të subjekteve ligjore të dëmtuara nga vërshimet në vendbanimin Çento të qytetit të Shkupit dhe vendeve përreth.

Përfaqësuesit e trupit koordinues e informuan kryeministrin për problemet me të cilat po balafaqohen pas vërshimeve të vitit të kaluar, ku sipas tyre institucionet shtetërore nuk kanë shfaqur aspak interesim për gjetjen e zgjidhjes efikase duke theksuar dëmet që kanë pësuar bizneset e vogla lokale.


Ata kërkuan nga Qeveria shqyrtim dhe gjetje mënyre për zgjidhje të problemeve ekonomike të kësaj kategorie të qytetarëve të shkaktuar nga vërshimet.

Kryeministri Zaev tha se në bashkëpunim me komisionin për vlerësim të dëmeve dhe trupin koordinues, do të merren parasysh të gjitha faktet të cilat i posedojnë në lidhje me dëmet e pësuara që më në fund çështja e të dëmtuarve të kalojë në fazë të zgjidhjes./Telegrafi/