LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit mysliman i refuzohet kërkesa e fundit, dënohet me vdekje pa prezencën e “këshilltarit shpirtëror”

Të burgosurit mysliman i refuzohet kërkesa e fundit, dënohet me vdekje pa prezencën e “këshilltarit shpirtëror”

Një gjykatës federal vendosi që një injeksion vdekjeprurës i një të burgosuri mysliman mund të vazhdojë pa një “këshilltar shpirtëror” të pranishëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë gjykatësi i rrethit Keith Watkins ai që ka mohuar një kërkesë të fundit nga Dominique Ray, 42 vjeç.


Ray ishte planifikuar të ekzekutohej më 7 shkurt për vrasjen fatale të vitit 1995 të 15-vjeçares Tiffany Harville.

Ray kishte thënë se të drejtat e tij fetare janë duke u shkelur sepse Alabama lejon një udhëheqës fetar të krishterë të pranishëm në injeksione vdekjeprurëse, por nuk do të lejojë që ai të ketë një imam në dhomë me të, derisa administrohet droga vdekjeprurëse.

Ndërsa avokatët e Ray argumentuan se ai ka të njëjtën të drejtë për “ngushëllim fetar” në momentet e tij të fundit si një i burgosur i krishterë.

Ndërsa Watkins ka thënë se për shkaqe të sigurisë, shteti mund të kufizojë aksesin në dhomën e vdekjes për punonjësit e burgjeve.

Gjykatësi urdhëroi shtetin të mbante personin në fjalë jashtë dhomës së vdekjes gjatë ekzekutimit të Ray. E shteti tha se ishte i gatshëm ta bënte këtë.

Të burgosurit e dënuar në Alabama mund të vizitohen nga “këshilltari i tyre shpirtëror” përpara ekzekutimit të tyre dhe ta kenë personin dëshmitar të procedurës përmes dritares së qelqit në një dhomë afër. /Telegrafi/