LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit e “Idrizovës” filluan me grevën: Kërkojmë amnisti për të gjithë, jo vetëm për ngjarjet në Kuvend

Të burgosurit e “Idrizovës” filluan me grevën: Kërkojmë amnisti për të gjithë, jo vetëm për ngjarjet në Kuvend

Të burgosurit që vuajnë dënimi në burgun “Idrizovë” nga sot fillojnë me grevë urie për shkak se nuk janë të përfshirë në ligjin e amnistisë që po përgatitet, ku do të lirohen nga faji vetëm të dyshuarit dhe personat e dënuar që hyrën në Kuvend më 37 prill.

Të burgosurit me letër e kanë njoftuar drejtorinë e burgut “Idrizovë”, duke thënë se do të jenë më rigoroz nëse Qeveria nuk përgjigjet në kërkesën e tyre për amnisti të përgjithshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fillojmë me grevë paralajmëruese dy ditore sepse edhe krahas të gjithë kërkesave deri te Qeveria dhe kryeministri, deri tash nuk morëm asnjë përgjigje në lidhje me ligjin për amnisti që është duke u përgatitur. Kërkojmë amnisti të përgjithshme për të gjitha veprat që i lejon Kushtetuta, gjithashtu edhe statusin të dënuarve të përjetshëm të ndryshohet në numër sipas ligjeve evropiane. Nëse në dy ditët në vijim nuk marrim përgjigje pozitive nga ana e Qeverisë dhe trupit punues për pajtim, do të vazhdojmë me grevën e urisë dhe do të organizojmë protesta paqësore me familjet tona para Qeverisë, thuhet në letrën e dërguar deri te drejtori i “Idrizovës”, Bobi Mojsoski.

Para një muaji e gjysmë, të burgosurit njoftuan për grevë të përgjithshme. Atëherë ata thanë se nuk mund që kriminelë më të mëdhej se ato të shëtisin lirshëm dhe vazhdimisht të amnistohen mes veti, ndërsa të tjerët për konsumim marihuane dhe qebapë të vjedhur të vuajnë dënimin me burg.

Me Ligjin e amnistisë, që i miratua më 15 janar të këtij vitit,. lirim të plotë nga burgu morën rreth 815 persona me vendi, ndërsa ulja e dënimit për 30% kapi tre mijë të burgosur. Ligji nuk parashikonte amnisti për vrasësit, veprat penale të përdhunimit, zgjedhjeve dhe veprat penale kundër shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori