LAJMI I FUNDIT:

‘Të Bashkuar për Maqedoninë’ padi për mediumet që shpifin për Boshkovskin

‘Të Bashkuar për Maqedoninë’ padi për mediumet që shpifin për Boshkovskin

‘Të Bashkuar për Maqedoninë’ njoftuan se do të paraqesin padi për shpifje dhe fyerje kundër të gjitha mediave dhe gazetarëve nën kontrollin e qeverisë që emetojnë inçizime të paligjshme me presidentin Boshkovskit e cila dyshohet se shitur emrin. E njëjta foto është montuar nga ana e qeverisë dhe iu është dhënë televizioneve të tyre për të kryer zëvendësimin e tezave dhe për ta mashtruar opinionin publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Çmenduri është ai që do të paraqitet si “patriotizëm” shkon aq larg sa të pretendojnë se prokuroria speciale publike e ka mbrojtur Ljube Boshkovskin për shkak të shitjes së emrit, kështu që tani i ka ndjekur penalisht, deri në atë se Ljube BosHkovski i ka ikur arrestimit dhe ka fyer policët dhe për këtë arsye është përdour forcë.


Kush ku ka ikur, kush ka përdorur forcë, dhe kush jo, kush qëllimisht ka gënjyer dhe ka manipuluar dhe ka shitur dhe ka montuar gjyqësore të dyshimta me dëshmitar të mbrojtur, opinioni me siguri do ta dij për një kohë të shkurtër. E vërteta do të del në shesh’, thuhet nga partia.