LAJMI I FUNDIT:

Të bashkuar në pikëllim: Bandat rivale harruan armiqësitë, ngushëlluan së bashku familjarët e të vrarëve në sulmin terrorist në xhami (Foto)

Të bashkuar në pikëllim: Bandat rivale harruan armiqësitë, ngushëlluan së bashku familjarët e të vrarëve në sulmin terrorist në xhami (Foto)

Anëtarët e bandave më famëkeqe të rrugëve të Zelandës së Re, janë parë së bashku duke ngushëlluar familjarët e të vrarëve dhe të plagosurve, në sulmin terrorist të kryer në një xhami nga Brenton Tarrant.

Autoritetet konfirmuan vdekjen e 49 personave dhe lëndimin e 40 të tjerëve, 11 prej të cilëve ende në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.


Pas kryeministres Jacinda Arden, që shkoi të vizitonte familjarët edhe anëtarët e bandave rivale, u nisën së bashku, duke harruar çdo armiqësi në këtë pikëllim të rëndë.

Familjarët e të vrarëve, që ishin mbledhur në një shesh të Christchurch, pranuan ngushëllimet e pjesëtarëve të Mongrel Mob që arritën të parët, ndërsa aty erdhën edhe anëtarët e grupeve tjera.

“Ky nuk është reflektim i Zelandës së Re, vetëm një rast individual, nuk mund ta ndryshojë situatën” ka thënë Arden, duke premtuar se do të ndihmojë të prekurit e ngjarjes. /Telegrafi/