Arsenali është 'shumë i sigurt' që do të përfundojë me sukses marrëveshjet për mesfushorin e West Ham, Declan Rice dhe sulmuesin e Chelseat, Kai Havertz në ditët në vijim.

Topçinjtë synojnë të mbështesin Mikel Artetan në afatin kalimtar veror pas një sezoni në të cilin Arsenali ishte befasi e këndshme për titull në Ligën Premier, ku në fund përfunduan të fytit pas kampionit Man City.


Arsenali ka qenë një nga klubet më aktive në fazat e hershme të afatit kalimtar dhe beson se është afër sigurimit të marrëveshjeve për Rice dhe Havertz, shkruan Sky Germany .

Declan Rice 2

Rice ka tërhequr interesim edhe nga klube si Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Bayern Munich, por Topçinjtë janë të sigurt se ai do të vijë në “Emirates Stadium”.

Arsenali e ka bërë tashmë ofertën e tyre fillestare për yllin anglez, por synon të përmirësojë, pasi West Ham kërko rreth 100 milionë funte (117 milionë euro).

Pavarësisht se mund të shpenzojë shumë për Rice, Arsenali gjithashtu pret të nënshkruajë me gjermanin Havertz nga rivalët e Chelseat.

Real Madridi dhe Bayern Munich gjithashtu janë lidhur me Havertz – të cilin Chelsea e bleu për 72 milionë funte në vitin 2020 – por gjermani ka arritur tanimë marrëveshje personale me Topçinjtë dhe se favorizon një lëvizje te Arsenali. /Telegrafi/

telegrafi sport app