LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi bien me rreth 40 për qind

Të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi bien me rreth 40 për qind

Të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi natyror kanë rënë me rreth 40 për qind në tetë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga nafta dhe gazi natyror gjatë muajit gusht kanë rënë me 20 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, në një total prej 6.1 miliardë euro.


Gjithashtu, në tetë muajt e parë të këtij viti, të ardhurat nga nafta dhe gazi natyror janë ulur me 38 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 46.5 miliardë euro.

Disa vende perëndimore kanë pezulluar importet e naftës dhe gazit natyror rus për shkak të luftës në Ukrainë, kurse disa vende të tjera kanë vendosur të reduktojnë ndjeshëm importet e tyre. /Telegrafi/