LAJMI I FUNDIT:

Do të angazhohen vullnetarë për nevojat e qytetarëve – Si do të funksionojnë barnatoret dhe marketet gjatë orës policore në Maqedoni?

Do të angazhohen vullnetarë për nevojat e qytetarëve – Si do të funksionojnë barnatoret dhe marketet gjatë orës policore në Maqedoni?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje vendosi që të ashpërsojë masat në lidhje me lëvizjen e qytetarëve, në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit.

Dje Qeveria vendosi që prej nesër (e mërkurë), ora policore të fillojë prej orës 16:00 deri në orën 05:00, ndërsa gjatë fundjavës ajo do të zgjasë 24 orë.


Disa qytetarë këtë masë e mirëpritën, ndërsa disa të tjerë e shohin si të panevojshme.

Por, ajo që duhet të dihet është se si do të funksionojnë barnatoret dhe super-marketet gjatë orës policore?

Sipas njoftimit të parë nga Qeveria, do të ketë të angazhuar persona vullnetarë, të cilët do t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve në lidhje me ushqimet edhe ilaçet e tyre.

Nga Qeveria informojnë se e kanë angazhuar Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatisë plan për punën dhe organizimin e të gjitha institucioneve shëndetësore publike dhe private, si dhe të barnatoreve në gjithë territorin e vendit.

“Në përputhje me këtë vendim, Qeveria ka angazhuar Shtabet Komunale të Krizave të përcaktojnë operatorë ekonomikë/markete, prej ku do të sigurohen vetëm gjërat më të nevojshme, në përputhje me kërkesat prioritare të qytetarëve gjatë orës policore. Ndërsa operatorët ekonomikë të cilët janë regjistruar për të shpërndarë ushqim përmes porosive online, do të mund ta kryejnë punën e tyre edhe të shtunave dhe të dielave”.

“Për këtë qëllim, detyrohen Shtabet Komunale të Krizave në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të organizojnë lëvizjen e personave vullnetarë, të cilët do të dërgojnë gjërat e nevojshme nëpër shtëpitë e qytetarëve”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se operatorët ekonomikë që kanë kapacitete prodhuese ta përshtatin orarin e tyre të punës, sipas ndalesave për lëvizje.

Nga Qeveria informojnë se nga ndalesa e lëvizjes përjashtohen fermerët të cilët punojnë dhe lëvizin në fusha në ambientet rurale dhe ata të cilët kanë kultura të hershme, të cilat kanë nevojë për aktivitete urgjente gjatë kësaj periudhe.

Poashtu nga kjo ndalesë përjashtohen të punësuarit në institucionet shtetërore të cilat janë në veprim gjatë kësaj situate, si dhe personat që kanë të siguruar leje të veçantë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori