Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Merri” mban titullin kënga, të cilën e ka lansuar më 14 shkurt apo në Ditën e të Dashuruarve.


Siç edhe ka theksuar, këtë projekt ia ka dedikuar vetes por që sipas këngëtares i dedikohet edhe një personi të zemrës.

Screenshot 2 48 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për producimin u përkujdes Gesko.

Melodia është realizuar nga këta të dy me ‘beat’ të Xhooleeo Beatz.

Screenshot 3 37 Foto: Screenshot/YouTube

Për videon ndërkohë është kujdesur Secuencë, të cilën tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube.

Besohet që edhe ky projekt i Doruntina Shalës (emri i vërtetë) do ta ketë suksesin e merituar nga publiku. /Telegrafi/