LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë fansat e tyre që humbën vendet e punës pas përhapjes së coronavirusit

Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë fansat e tyre që humbën vendet e punës pas përhapjes së coronavirusit

Dy nga yjet e muzikës pop, Taylor Swift dhe Ariana Grande, po u rikthehen fansave të tyre pasi pandemia coronavirus ka lënë shumë njerëz në botë pa punë dhe pa pagesa.

Numri i amerikanëve që janë paraqitur pa punë u rrit në mbi 3.2 milionë javën e kaluar dhe këngëtaret nuk hezituan t’i ndihmonin fansave të tyre, marrë parasysh ankesat në rrjetet sociale.

Sipas People, Swift, 30-vjeçare, dhuroi 3,000 dollarë për dy nga fansat që shprehën problemet e tyre financiare këtë javë.


https://www.instagram.com/p/B8hh124DI9x/?utm_source=ig_embed

Një fanse besnike e Swift, Samantha Jacobson, e cila punonte si një kamariere në Florida, tha se ajo mbeti pa të ardhura pasi ia mbyllën vendin e punës.

Kur Swift befasoi fansen me një dhurim prej 3000 dollarësh, Jacobson tha që ajo mbeti ‘pa fjalë’.

“Nuk mund ta besoja dikë që unë e kisha shikuar dhe e dua dhe e respektoja për kaq shumë kohë ka bërë një gjë të tillë për mua”, ka thënë ajo për People.

https://www.instagram.com/p/B942EqHlI6U/?utm_source=ig_embed

Burimi shton se edhe Grande ka ndihmuar më shumë se 20 fansat pasi janë mbyllur të gjitha lokalet në Amerikë.

Kontributet e Swift dhe Ariana vijnë pak më shumë se një javë pasi këngëtarët përdorën platformat e tyre publike për të nxitur fansat që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mbrojmë më shumë veten e tyre. /Telegrafi/