LAJMI I FUNDIT:

Taulant Kryeziu nga EPIK: Në Samitin e Berlinit, Gjermania do ta vulosë paprekshmërinë e territorit të Kosovës (Video)

Taulant Kryeziu nga EPIK: Në Samitin e Berlinit, Gjermania do ta vulosë paprekshmërinë e territorit të Kosovës (Video)

Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK ka thënë se qëndrimet jo të unifikuara të faktorit politik kosovar para Samitit të Berlinit, do ta dëmtojnë pozitën e Kosovës në dialog

Kryeziu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini,  ka thënë se në Samitin e Berlinit duhet të vendosën parime të reja për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, tashmë ka një momentum të ri.


“Është shumë me rëndësi që samiti po mbahet në Berlin, duke ditur qëndrimin konstruktiv që Gjermania ka pasur për Ballkanin Perëndimor e posaçërisht Kosovën, e po ashtu qëndrimin e qartë të Gjermanisë se zgjidhja e problemeve Kosovë-Serbi të bëhet brenda kufijve ekzistues”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas hulumtuesit nga EPIK, zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të bëhet vetëm kur Gjermania dhe SHBA të jenë në të njëjtën anë të ekuacionit, pasi Gjermania është faktori kryesor për ne.

Ai ka thënë se e keqja është se faktori politik në Kosovë nuk ka qëndrim të unifikuar edhe në Samitin e Berlinit.

“Ne e dimë që Presidenti ka promovuar një ide që ka të bëjë me shkëmbimin e territorit. Normal kur nuk ka qëndrim unik të faktorit politik kosovar në një samit të tillë si ai në Berlin, neve na bënë të dobët nesër në dialog me Serbinë”.

Kryeziu ka thënë se megjithatë shpreson se Gjermania do të “vendosë vulën” që territori i Kosovës nuk do të jetë çështje e diskutimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori