LAJMI I FUNDIT:

TATUAZHET JANË SI ILAÇ: Nëse keni më shumë se një, do të jeni i shëndetshëm sikur molla!

TATUAZHET JANË SI ILAÇ: Nëse keni më shumë se një, do të jeni i shëndetshëm sikur molla!

Një zbulim i ri na ka befasuar të gjithëve. Të gjithëve na janë të njohura rreziqet të cilat i bart me vete tatuazhi, mirëpo ai ka edhe përparësi shëndetësore, si p.sh. forcim imuniteti. Ja për çfarë është fjala.

Pas tatuazhit të parë te njerëzit shihet rënie e imunoglobulinës A, antitrupa të sistemit imunitar derisa niveli i kortizoleve – hormonit të stresit është në ngritje.


Mirëpo pas tatuazhit të dytë niveli i imunoglobulinës bie shumë pak (në raport me të parin) që tregon që trupi ka forcuar sistemin imunitar.

Çdo tatuazh më shumë forcon imunitetin edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Studimin e vet shkencëtarët e Universitetit të Alabamës e kanë bërë në 24 femra dhe 5 meshkuj të moshës nga 18 deri në 47 vjeç.

tattoo

Thonë se tatuazhet ndikojnë sikur vaksinë për forcim të sistemit imunitar. Por, janë të nevojshme edhe shumë hulumtime për t’u konfirmuar kjo tezë. Mirëpo, sipas rezultateve të reja, kjo vërtet është kështu.

I tërë hulumtimi me të gjitha detajet është botuar në revistën “American Journal of Human Biology”.

Shkencëtarët thonë gjithashtu që injektimi i ngjyrës në qeliza të lëkurës më shumë se një herë në trup ka efekt të njëjtë sikur stërvitjet.

Tatuazhi është stres i madh për trupin, sepse nuk e di se çfarë po i ndodh, andaj reagon ngjashëm sikur kur stërvit në palestër. /Telegrafi/

tattoo-woman-model