LAJMI I FUNDIT:

Tashmë me vite gjithmonë zgjidhni të njëjtin vend për të shkuar me pushime? Ja se çfarë do të thotë kjo për ju

Tashmë me vite gjithmonë zgjidhni të njëjtin vend për të shkuar me pushime? Ja se çfarë do të thotë kjo për ju
shutterstock

Kjo flet shumë për ju si person, po edhe për disa synime të nënndërgjegjshme dhe frika për të cilat mbase nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm

Ka vende të shumta të cilat ofrojnë madje edhe pushime më të mira, por ju gjithmonë zgjidhni po atë vend të vjetër dhe të sigurt, transmeton Telegrafi.


Ja se çfarë thotë për ju:

Është me rëndësi që ndiheni të sigurt

Nevoja për siguri është e përbashkëta e të gjithë njerëzve. Secili prej nesh ka nevojë që të jetë në një vend të sigurt dhe të ndihet mirë aty ku është.

Mirëpo, për disa njerëz është aq e nevojshme sa që nuk mund të përballojnë atë ndjenjë pasigurie e cila shfaqet me rastin e vizitave në vende të reja. Për të shmangur atë ndjenë fillestare të dezorientimit, ata thjesht hezitojnë të shkojnë atje.

Nuk i dëshironi ndryshimet

Nëse çdo vit shkoni në të njëjtin vend, në të njëjtën bjeshkë, në të njëjtin plazh, me siguri nuk i doni ndryshimet. Kjo përfshin marrjen e rrezikut, pikërisht, çdo herë kur vizitoni një vend të ri nuk e dini se si do t’i kaloni pushimi.

Mbase nuk do t’ju pëlqejë, shërbimi mbase nuk është i kënaqshëm ose mund të hasni në diçka të papritur. Të gjitha këto reduktohen në minimum nëse vendoseni në vendin të cilin e njihni mirë.

Më me dëshirë qëndroni në zonën e rehatisë

Ata të cilët kurrë nuk ndërrojnë vend, madje as kur kanë mundësi të zgjedhin, dëshirojnë të qëndrojnë në atë që e njohin, në zonën e tyre të rehatisë.

Nuk ka hapësirë për eksplorim, njerëzve të zakonit nuk u pëlqen të sfidojnë veten, por as të tjerët. Ata e duan paqen dhe kështu nuk kërkojnë asgjë tjetër. Ata nuk kanë nevojë për sfida ose ndoshta kanë shumë frikë prej saj.

Keni frikë për të cilat mund të mos e dini

Ata që kurrë nuk e shtyjnë veten përtej kufijve të tyre ose ata që e bëjnë këtë vetëm në kushte të caktuara, mund të kenë frikë të fshehtë që çojnë në ngjashmëri. Keni frikë të shpëtoni nga e njohura? Keni frikë nga e papritura? Keni nevojë për kontroll? Ka shumë forma të fobive që burojnë nga injoranca.

Njohja e asaj që përcakton zgjedhjet tuaja mund të jetë e dobishme për të rimarrë kontrollin e jetës suaj, edhe nëse jeni duke bërë të njëjtat zgjedhje, por me vetëdije. /Telegrafi/