LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Javën e ardhshme mund të miratohet buxheti i komunës

Taravari: Javën e ardhshme mund të miratohet buxheti i komunës

“Javën e ardhshme shpresojmë që përfundimisht do të miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit” – është shprehur kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në emsionin ‘Në Fokus”.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari është shprehur optimist se javën e ardhshme përfundimisht do të zgjidhet ngërci politik në këtë Komunë dhe do të miratohet buxheti.


Taravari theksoi se takimi i djeshëm koordinativ, me kryesuesin e Këshillit Komunal dhe koordinatorët e këshilltarëve, pavarësisht dallimeve, ka kaluar në një atmosferë konstruktive.

Ndërkaq, këshilltarët komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, përmes një kumtese publike kanë njoftuar opinionin e gjerë që në vijim të seancës së tretë të këshillit komunal të Gostivarit këshilltarët e këtij subjekti politik do ta votojnë miratimin e buxhetit komunal.