LAJMI I FUNDIT:

Taravari: A duhej që të vritej Sela që të shpëtojë pushteti (Video)

Taravari: A duhej që të vritej Sela që të shpëtojë pushteti (Video)

Lëvizja Për Reforma – PDSH ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka sqaruar gjithçka që ka ndodhur ditën e mbrëmshme dhe për gjendjen shëndetësore të kryetarit të kësaj partie, Ziadin Sela, pas sulmit të dhumshëm mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sekretari i Përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari tha se mos vallë duhej të vritet Sela që të shpëtojë pushteti.


”Sulmi i mbrëmshëm ishte ndaj se cilit deputet, gazetar, dhe kund të cilësohet si sulm terrorist. Çfarë duhet të paguar populli që të shpëtojë Gruevski dhe klika e tij. Mos duhet të kishte vdekur Ziadin Sela që të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse ai do të vdiste nga dhuna, të jeni të sigurt se do ta ringjallim nga secili nga ne. U lutem shqiptarëve të vazhdojnë të ruajnë qetësinë e tyre evropiane.

Ne dham një leksion qytetëri dhe demokracie me një çmim të lartë dhe bota e kuptoi se kush në këtë shtet janë qytetar, e kush terrorist. Falënderoj popullin që në këto çaste terrori kanë qenë me ne, si edhe të gjithë ambasadorët e huaj. Gazetarët i falënderojmë për heroizmin e tyre që i treguan botës për dhunën ndaj deputetëve dhe Ziadin Selës dhe dëshmuan se kush është terrorist. Kryetari Sela është mirë, me gjithë shenjat vitale të jetës”, tha Arben Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori