LAJMI I FUNDIT:

Tarantino i bashkohet emrave të mëdhenj në garën e Festivalit të Kanës

Tarantino i bashkohet emrave të mëdhenj në garën e Festivalit të Kanës

Dekori gati ka përfunduar për Festivalin e 72-të të Kanës, që do të fillojë më 14 maj, me Quentin Tarantinon dhe Abdellatif Kechichen që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovarin, Ken Loachin apo vëllezërit Dardenne.

Reklama

Emocionet pushtuan Kanën të enjten për filmin “Once Upon a Time… in Hollywood” të Quentin Tarantinos, me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt. Një prej filmave më të pritur për vitin 2019, që të rikthen në Los Anxhelosin e vitit 1969 nëpërmjet historisë së një ylli të televizionit dhe të kundërfigurës së tij.

Emri i regjisorit amerikan ka qenë në gojën e të gjithëve prej shumë muajsh, por i deleguari i përgjithshëm i Festivalit, Thierry Frémaux, njoftoi të enjten se Tarantino dhe filmi i tij do të jenë pjesë e garës, 25 vite pas “Pulp Fiction”, që fitoi Palmën e Artë më 1994. /atsh/

Në trend Kultura

Më shumë
Kur jugosllavët dhe perëndimorët refuzonin dikë me “J” në pasaportë, shpëtimi vinte veç nga shqiptarët

Kur jugosllavët dhe perëndimorët refuzonin dikë me “J” në pasaportë, shpëtimi vinte veç nga shqiptarët

Rudina Xhunga
TETORI

TETORI

Poezi
JANË LOTË QË …

JANË LOTË QË …

Poezi
RUBAIRAT

RUBAIRAT

Poezi
SUKSESI - M’E ËMBLA VLERË

SUKSESI - M’E ËMBLA VLERË

Poezi
Mrekullia e librit

Mrekullia e librit

Kulture
Kalo në kategori