LAJMI I FUNDIT:

Tanku rus hidhet në erë nga minat ukrainase

Tanku rus hidhet në erë nga minat ukrainase

Ushtria ukrainase ka publikuar edhe një video të një aksioni kundër ushtrisë ruse.

Në të shihet tanku rus MT-LB duke kaluar në për një rrugë që ishte e mbushur me mina anti-tank, transmeton Telegrafi.

Në momentin që tanku shkel mbi njërën minë, nga detonimi aktivizohen edhe tjerat që ishin afër dhe hedhin në erë mjetin e blinduar.


Nga ky shpërthim ka shpëtuar mrekullisht ushtari rus, i cili sapo doli jashtë është zënë nga ukrainasit.

Ndryshe Kievi deri më sot ka arritur të shkatërrojë qindra tanke të ushtrisë ruse, dhe shumë tjera t’i sekuestrojë.

Ato i kishin lënë ushtarët derisa kishin ikur me shpejtësi nga kundërofensiva e ukrainasve, që po jep rezultate në shumë rajone. /Telegrafi/