LAJMI I FUNDIT:

Tanin: Të drejtën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut e ka vetëm Këshilli i Sigurimit (Video)

Tanin: Të drejtën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut e ka vetëm Këshilli i Sigurimit (Video)

Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Enver Hoxhaj, se në Kosovë duhet të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, është komentuar edhe nga shefi i këtij misioni.

Pas takimeve të zhvilluara më deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Zahir Tahin ka thënë para mediave se të drejtën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë e ka Këshilli i Sigurimit të OKB-së, raporton Telegrafi


Ai para medieve ka theksuar se kanë folur me kryetarin e Komisionit, Elmi Reçica, për një mori çështjes tjera në vend.

Hoxhaj para pak kohësh pati theksuar se UNMIK-u duhet të largohet përfundimisht nga Kosova.

Këtë deklaratë ai e pati bërë pas arritjes së marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një deklaratë për media pati thënë se “ne duhet të fillojmë një debat të ri në Kosovë sa i takon rolit që duhet ta ketë UNMIK-u në Kosovë”.

“Unë jam i bindur që roli që ka pasur UNMIK-u në Kosovë nga qershori i vitit 1999 deri në dhjetorin e vitit 2007 mund të cilësohet si ndër misionet më të suksesshme që ka pasur OKB-ja në të gjitha misionet nëpër botë, meqenëse, UNMIK-u ka qenë në kuadër të një organizate ombrellë në kuadër të së cilës janë krijuar parakushtet dhe ka lindur shteti i Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka pasur zhvillime të mëdha të rëndësishme që mua më bën të mendojë që UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin e tij përfundimisht në Kosovë”, kishte theksuar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori