LAJMI I FUNDIT:

Tani Libraria Dukagjini ua lehtëson gjetjen dhe porositjen e librave përmes sistemit të ri të kërkimit

Tani Libraria Dukagjini ua lehtëson gjetjen dhe porositjen e librave përmes sistemit të ri të kërkimit

Libraria “Dukagjini” si bartëse e trendeve të reja, para pak kohe bëri rihapjen me një pamje krejtësisht të re.

Me një hapësirë shumë më të madhe, një interier mahnitës dhe mbi 17,000 tituj, kjo librari padyshim se është një prej vendeve më të pëlqyera të kryeqytetit nga të gjitha grupmoshat, një vend në të cilin përveç blerjes së librave mund të shijoni tingujt e ëmbël të pianos, atmosferën e ngrohtë dhe mikpritjen e stafit .

Një gjë e veçantë e cila vlen të përmendet është risia që kjo librari ka sjellë për adhuruesit e librave. Prej tani kërkimin e librave mund ta bëni me metodën më të re në tre ekranet që gjenden në librari.

Në rast se keni një libër të preferuar të cilin nuk e gjeni atëherë në ekran ekziston mundësia për të porositur atë veçanërisht për ju.

Më poshtë gjeni instruksionet si të kërkoni dhe porositni librat në sistemin e ri të kërkimit.

1.Në hapësirën “search” mund të kërkoni me titullin e librit ose emrin e autorit dhe me pas shfaqen të gjithë libra që janë në stok.

2. Në momentin që libri juaj është në stok atëherë shfaqet sasia në dispozicion, çmimi dhe shtëpia botuese.

3. Në opcionin “Wish List” mund të dërgoni kërkesë për të porositur librin tuaj të preferuar në rast se nuk gjendet në librari.

4. Shënoni të dhënat personale dhe në momentin që arrin libri të cilin e keni vendosur në “Wish List”, stafi i Librarisë Dukagjini do të ju njoftojë.

Këtë të shtunë në librarinë Dukagjini, libri i Kadaresë "Kur sunduesit grinden", vetëm 3.75 euro
Lexo po ashtu Këtë të shtunë në librarinë Dukagjini, libri i Kadaresë "Kur sunduesit grinden", vetëm 3.75 euro