LAJMI I FUNDIT:

Talevska ka zhvatur tatim nga paratë e kompanive dhe agjensioneve më të njohura në Maqedoni

Talevska ka zhvatur tatim nga paratë e kompanive dhe agjensioneve më të njohura në Maqedoni

Ivona Talevska ka marrë para të majme gjatë historisë së saj të lavdishme në Maqedoni në pushtetin e udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

Me kompanitë e saj për marketing, ”Smart Center” deri vitin 2012 dhe ”Smart” nga viti 2011 e këndej ajo ka qarkulluar hiç më pak se 800 mijë euro. Për këto qarkullime parash ajo ka zhvatur tatim prej 50 mijë eurosh, për të cilët ka marrë dënim vetëm ”burg me kusht.”


Portali svedok, nëpërmjet qasjes së lirë deri tek informacioni zyrtar nëpër institucione, ka marrë vesh se kompanitë që i kanë paguar shërbime Talevskës kanë qenë kompani: Komercijalna Banka Skopje, NLB Tutunska Banka, Procredit Banka, Skopski Pazar, Briliant Shtip, Feni Industri, Vatrostalna Skopje, Unika Llajf Skopje.

Nga agjencitë që i kanë paguar shërbime kompanive të Talevskës kanë qenë: Republika, Total Media Centar, Total Marketing, Publicis, Market Vision, Navigators, Image PR dhe Pristop, për shërbime që nuk dihet se ku janë shfrytëzuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bitolska Mlekara i ka paguar Talevskës 375 mijë euro. Gjithashtu Talevskës i kanë paguar edhe kompani tjera si Sava Tabak Osiguruvanje, Replek dhe Alkaloid.

Për të fshehur tatimin prej mbi 50 mijë euro, Talevska ka blerë objekte dhe gjësende të shtrenjta: Derë të blinduar, veshje të brendshme prej 500 eurosh, biçikletë, syze, mobilje luksoze dhe materiale të ndryshme për fytyrë. Të gjitha këto si nevoja të kompanisë, të faturuara në emër të kompanisë.

PSP-ja për këtë lëndë ku është e akuzuar Talevska (Tifani) do të ankohet për dënimin e shqiptuar duke kërkuar nga Gjykata e Apelit që të rris dënimin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori