LAJMI I FUNDIT:

Talenti i Lazios ikën nga Skënderbeu

Talenti i Lazios ikën nga Skënderbeu

Simone Matia nuk do të jetë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi italian është larguar përfundimisht nga bardhekuqtë ende pa e nisur mirë aventurën e tij te kampionët në fuqi.


I ardhur si huazim nga Lacio te Skënderbeu pas një jave qëndrimi në Korçë, mbrojtësi 20-vjeçar nuk e ka ndier veten fort komod me mungesën e Italisë dhe për këtë ka kërkuar që Lacio të bisedonte me drejtuesit e Skënderbeut për të lënë të lirë lojtarin. Pas bisedimeve mes dy klubeve, presidenti Takaj ka qenë ai që ka dhënë dritën jeshile që 20-vjeçari të largohej sërish në kryeqytetin e Italisë, duke mbyllur kështu çështjen e huazimit.

“Panorama Sport” kontaktoi dje vetë trajnerin Andrea Agostineli, i cili u bë shkes për ardhjen e mbrojtësit në Shqipëri. Ky i fundit konfirmoi për gazetën se i riu u largua papritur me dëshirën e tij.

“Po, është e vërtetë që Matia nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut për sezonin e ardhshëm. Nuk kanë të bëjnë aspak cilësitë e lojtarit për këtë largim. Thjesht ka qenë një largim i kërkuar nga vetë djaloshi, pasi nuk ishte akoma gati të qëndronte larg Italisë. Nuk e ndiente të qëndronte jashtë Italie. Kjo është e gjitha. Gjithçka u zgjidh në konsensus të plotë mes klubeve”, është shprehur dje trajneri italian i korçarëve.

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Sylvinho nuk e ftoi Myrto Uzunin në Euro, vjen reagimi i Granadas

Kombëtarja e Shqipërisë
Real Madrid dëshiron që ylli i Man Cityt të zëvendësojë Toni Kroosin

Real Madrid dëshiron që ylli i Man Cityt të zëvendësojë Toni Kroosin

La Liga
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit

La Liga
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi

Kombëtarja e Shqipërisë
Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë
Çmenduria e Man United për lojtarin që ka shkëlqyer vetëm këtë sezon - ofron 65 milionë euro

Çmenduria e Man United për lojtarin që ka shkëlqyer vetëm këtë sezon - ofron 65 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori