LAJMI I FUNDIT:

Taksisti spanjoll i cili dërgonte pacientë në spital falas, befasohet nga mjekët

Taksisti spanjoll i cili dërgonte pacientë në spital falas, befasohet nga mjekët

Një shofer taksie u befasua nga një duartrokitje e madhe nga mjekët në një spital në Madrid pasi kishte dërguar pacientët në spital falas në mes të pandemisë së coronavirusit.

Taksisti, i cili mbeti anonim, u shokua kur ai pa duartrokitje nga stafi në spitalin spanjoll, i cili i dha atij një zarf me para dhe një dedikim brenda, transmeton Telegrafi.


Në një klip të ndarë në Twitter nga Sindikata Spanjolle e Taksive, shoferi shihet duke qarë nga gjesti i ëmbël i mjekëve.

Mjekët e kishin thënë një personi që i njëjti taksist ta dërgonte atë në spital, që më pas ata ta befasonin atë.

Spanja është një nga vendet më të goditura nga pandemina e coronavirusit, e dyta pas SHBA-së.

Spanja ka parë më shumë se 20,000 vdekje nga COVID-19 dhe afro 200,000 infeksione nga sëmundja vrasëse. /Telegrafi/