LAJMI I FUNDIT:

Taksat e reja në 2024: ‘Ulen’ akcizat, taksë e re për karbonin, lehtësohet blegtoria

Taksat e reja në 2024: ‘Ulen’ akcizat, taksë e re për karbonin, lehtësohet blegtoria

Paketa e re fiskale për 2024, vjen me disa ndryshime, të cilat sugjerojnë rritje të të ardhurave në arkën e shtetit dhe rregullime në disa sektorë.

Qeveria ka vendosur një tavan 1.5% në rritjen 2-vjeçare të akcizave, e cila ishte e lidhur me direkt me normën e inflacionit.


Pra, akciza e karburanteve, birrës e verës nuk do të rritet me 11% sa rezultoi inflacioni 2022-2023, por shtesa do të jetë 1.5%.

Së dyti, me rekomandim të Bashkimit Evropian do të vendoset një taksë për industritë e hekurit, çimentos dhe prodhimit të ferro-kromit për emetimet e karbonit në mjedis. Këto kompani që përdorin qymyrin si lëndë të parë,  paguajnë vetëm 3 lekë/ kg si taksë karboni, dhe nga viti 2024 deri në 2030 ato do të paguajnë 15 lekë/kg.

Qeveria synon të përjashtojë nga taksat, importin e mëshqerrave dhe insekteve, ku përfshihen edhe bletët. Kjo politikë, synon rritjet e krerëve në vend, zhvillimin e sektorit të bletarisë dhe stimulimin e prodhimit bio.

Ndërkohë do të ndryshohet dhe ligji për procedurat tatimore. Nëse kompanitë nuk paguajnë në kohë tatimin korporativ apo mbi të ardhurat personale do të ketë gjoba proporcionale dhe jo fikse. Çdo ditë e papaguar, gjobës do t’i shtohet një kamatë me 0.06% e detyrimit, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori