LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Veselit dhe Haradinajt me ambasadorin amerikan do të ndodhë në mesditë – a do të ketë heqje të taksës për produktet serbe?

Takimi i Veselit dhe Haradinajt me ambasadorin amerikan do të ndodhë në mesditë – a do të ketë heqje të taksës për produktet serbe?

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj sot do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philipp Kossnet.

Telegrafi ka mësuar se takimi do të nis rreth orës 12:00, kurse nikoqir do të jetë kryeparlamentari, Kadri Veseli.


Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit do të jetë edhe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Haradinaj kur është pyetur dje në lidhje me mundësinë e heqjes së taksës, ka thënë se “bora do të shkrihet dikur”.

Taksa ndaj produkteve të Serbisë, Veseli e Haradinaj sot takojnë Kosnett
Lexo po ashtu Taksa ndaj produkteve të Serbisë, Veseli e Haradinaj sot takojnë Kosnett

Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta rrezikojë partneritetin me Amerikën.

Ndryshe sot është thirrur edhe një mbledhje e qeverisë, që do të fillojë nga ora 14:00. /Telegrafi/