LAJMI I FUNDIT:

Takimi pa dakordim në Bruksel, granti prej afro 35 milionë dollarë për Kosovën dhe protesta e veteranëve – top lajmet

Takimi pa dakordim në Bruksel, granti prej afro 35 milionë dollarë për Kosovën dhe protesta e veteranëve – top lajmet

Gjatë javës që po lëmë pas u mbajt takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky që përfundoi pa ndonjë dakordim.

Po javën që po lëmë u konfirmua partneriteti afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe SHBA, me nënshkrimin e marrëveshjes që mundëson dhënien e granitit nga USAID-i për Kosovën në vlerë afro 35 milionë dollarë.


Ndërkaq, të premten u mbajt edhe një protestë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para selisë së EULEX-it për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Takimi në Bruksel pa dakordim mes palëve dhe kundërpërgjigja e Kurtit për vizitën e paralajmëruar nga Vuçiqi

Të enjten në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por takim ky që përfundoi pa dakordim mes palëve.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell fillimisht takoi ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq takime këto që i paraprinë takimit trepalësh.

Borrell në një konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si hap i parë.

Ndërsa sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja, ndonëse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin.

“Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, kemi tentuar që të gjejmë zgjidhje për rrugën përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe në Kosovë]. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, është shprehur ai.

Pikëpyetje të shumta pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel
Lexo po ashtu Pikëpyetje të shumta pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel

E pas përfundimit të takimeve një deklaratë për media e ka dhënë edhe kryeministri Kurti, gjersa theksoi se takimi në Bruksel s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit.

Kurti para mediave tha se kanë propozuar plan të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ndërkaq pala serbe s’kishte asnjë propozuar por kushtëzonte me themelim të Asociacionit.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka mundur të ketë kompromis në Bruksel.

Ai thotë se nuk mund të pranohet propozimi i Serbisë për të filluar me Asociacionin e më pas me pikat tjera.

Takimi i 14 shtatorit në Bruksel

Kurti kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog. “Unë sot e mora vesh pse që 6 muaj nuk ec puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes, sepse Serbia ka  vënë si kushtëzim formimin e Asociacionit. Unë këtë nuk e kam pasur më herët. E ky kushtëzim i Serbisë është shndërruar në qëndrim të Lajçakut. E për të ecur përpara kjo duhet të tejkalohet”.

E mospajtime e ‘thumbime’ ndërmjet Kurtit e Vuçiqit pati të enjten edhe lidhur me paralajmërimet për vizitë në Kosovë të presidentit serb, Vuçiq.

Kryeministri Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur për këtë presidentit serb, pasi tha se sapo t’i jepet “leja demokratike” do të shkojë në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë.

Madje theksoi se nuk do t’i kërkojë leje as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti si kundërpërgjigje tha se në momentin që Vuçiq do ta dërgojë kërkesën, do ta analizojë me seriozitetin dhe sinqeritetin e tij më të lartë.

“A e keni parë kërkesën? Kur të na e dërgon kërkesën, do ta analizojmë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të lartë”, u shpreh Kurti.

USAID-i i jep grant Kosovës afro 35 milionë dollarë

Kosova dhe USAID-i të premten kanë nënshkruar marrëveshjen për grantin në vlerë 34 milionë e 727 mijë dollarë.

Ky grant u vlerësua shumë i rëndësishëm për Kosovën, gjersa u tha se konfirmon edhe partneritetin afatgjatë Kosovë-SHBA.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me ambasadorin amerikan pas nënshkrimit të grantit ka falënderuar SHBA-në për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Po ju drejtohem pas nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të ndikojë drejtpërsëdrejti në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Së bashku me SHBA-në nënshkruam marrëveshjen për grantin për zhvillim. Si rezultat i saj do të kemi në dispozicion 35 milionë dollarë, për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës për gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Granti afro 35 milionë dollarë, Hovenier: Kjo konfirmon partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të SHBA-së me popullin e Kosovës
Lexo po ashtu Granti afro 35 milionë dollarë, Hovenier: Kjo konfirmon partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të SHBA-së me popullin e Kosovës

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se marrëveshja prej afro 35 milionë dollarë është për të mbështetur aktivitetet e shumta të USAID-it në Kosovë.

Ai tha se me këtë konfirmohet partneriteti afatgjatë dhe i qëndrueshëm i SHBA-së me popullin e Kosovës, raporton Telegrafi.

“Ky fond do të mbështesë qëllimet strategjike të SHBA-së për Kosovën përfshirë përpjekjet për avancimin e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përpjekjet për promovimin e rritjes dhe përparimit ekonomikë si dhe përpjekjet për forcimin e qeverisjes së mirë dhe zhvillimit të institucioneve demokratike”, tha ambasadori.

Sipas tij, të gjitha programet e USAID-it në Kosovë kanë për qëllim të sigurojnë se të gjithë kosovarët kanë qasje efektive dhe të prekshme në shërbimet që ofrojnë institucionet e tyre.

“Është e dobishme të thuhet se nga vitit 1999 ShBA ka investuar më shumë se dy miliardë dollarë për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta. Ky është manifestim i përkushtimit tonë ndaj popullit të Kosovës”, është Hovenier.

Protesta e veteranëve para objektit të EULEX-it, kundërshtojnë bastisjet e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe marrjen e telefonave

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka protestuar të premten para zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë. OVL-UÇK kishte thirrur këtë protestë për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Hedhja e telefonave në oborrin e EULEX-it gjatë protestës kundër bastisjeve ndaj ish ushtarëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në fjalën e tij gjatë protestës tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës po gjykojnë vetëm shqiptarët, transmeton Telegrafi.

“Dhomat e specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet që i kanë shkaktuar pushtuesit serb civilëve. Ata gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK-në, duke quajtur ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Tutje, Klinaku kërkoi nga Policia që mos të lejojë zyrtarët e Speciales që të hyjnë në shtëpi dhe të kryejnë bastisje.

Ndryshe, para disa ditësh me urdhër të Dhomave të Specializuara, EULEX  ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ndërkaq ditëve të fundit u ka sekuestruar telefonat personal ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori