LAJMI I FUNDIT:

Takimi me opozitën, Kurti: Shkoi shumë mirë – ata janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

Takimi me opozitën, Kurti: Shkoi shumë mirë – ata janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me partitë opozitare, nuk është prononcuar para mediave.

Kurti shkurt ka thënë se takimi ka shkuar “shumë mirë”, derisa ka dalë nga objekti i Qeverisë. Ai shtoi se përshtypja e tij është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues.


Këto komente, Kurti i bëri pas pjesëmarrjes së tij në “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023” e cila nisi sot.

“Takimi që pata sot në mëngjes me krerët opozitar ishte takim shumë i mirë, ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Tash përshtypja ime është se krerët opozitar janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, tha Kurti.

Lidhur me largimin nga takimi të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, shefi i ekzekutivit tha se për atë se kush e si sillet nuk mendoj se duhet t’i lë analistët pa punë.

Edhe sot ai theksoi se nuk ka kurrfarë prishjesh të raporteve me SHBA-në.

“Koordinimi, komunikimi, kontaktet me QUINT-in, BE, ShBA-në, NATO-n, KFOR-in, EULEX-in, janë të vazhdueshme ndodhin nga disa herë në ditë andaj nuk është e vërtetë se ka kurrfarë cënimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit e të bashkërendimit. Ndërkaq, për atë se kush sillet nuk mendoj se duhet t’i lë pa punë analistët në debatet e mbrëmjes”, theksoi ai.

Lidhur me deklarimet e kreut të LDK-ës, Lumir Abdixhiku se Qeveria nuk ka plan për çështjen e veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij rruga e tyre është rrugë e ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe pakicave.

“Nuk është e vërtetë që nuk dimë ne se çfarë rruge jemi duke shkuar, rruga jonë është rrugë e ligjshmërisë, e kushtetutshmërisë, e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe pakicave, është rrugë e paqes dhe sigurisë e cila bëhet në përputhje me mandatin tonë, me vullnetin e popullit dhe bashkërendim me miqtë, aleatët dhe partnerët tanë perëndimor…. Plani i veprimit është plan i organeve tona të sigurisë dhe ato bëjnë vlerësime mbi veprimet dhe reagimet që ne bëjmë. Gjithçka është duke shkuar sipas ligjit, sipas procedurave dhe rregullave në respektim të kushtetutshmërisë, sovranitetit dhe integritetit territorial”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se me krerët e partive opozitare gjatë takimit që zhvilloi sot diskutuan edhe për procesin e dialogut.

“Kemi biseduar edhe për procesin e bisedimeve që po zhvillohet në Bruksel dhe dialogun i cili do të jetë gjithmonë parimor dhe simetrik, dhe gjithashtu për idetë, opsionet, modelet me të cilën testohen palët, por në të njëjtën kohë edhe përpiqen faktorët ndërkombëtar që të arrijmë deri tek marrëveshja finale e cila duhet të jetë për normalizim të plotë e me njohje reciproke në qendër”, theksoi ai.

Tutje, shefi i qeverisë kosovare tha se sa herë do të ketë nevojë do t’i ftoj rregullisht krerët e partive opozitare, dhe në dorën e tyre do të jetë se a do të shkojnë në takime apo jo.

“Unë do t’i ftoj rregullisht sa herë mundemi e ka nevojë, është në dorën e tyre të vijnë ose jo, nuk është e vërtet se në këtë takim ka qenë sikur takimet që zhvillohen publikisht e para mediave, përkundrazi ka qenë bashkëbisedim i hapur dhe serioz”, theksoi ai.

Kur u pyet nga gazetarët se nga opozita a ka pas kërkesë specifike për shtyrje të vendimit për targat, Kurti tha shkurt jo. Derisa theksoi se deri sot janë shqiptuar mbi 900 qortime për qytetarët serbë që qarkullojnë me targa ilegale.

“Sot është dita ku është tejkaluar numri prej 900 i qortimeve apo vërejtjeve që u janë dhënë qytetarëve serbë që kanë tabela ilegale deri më 21 nëntor do të vazhdoj kësisoj, ndërkaq pas 21 nëntorit siç e kemi thënë duhet të kalohet tek gjobat siç i parasheh ligji, nuk janë thjesht vendime qeveritare janë ligje shtetërore”, theksoi ai.

Lidhur me vendosjen e flamujve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës para objektit të Qeverisë së Kosovës, kreu i ekzekutivit tha se të gjithë janë të lirë të bëjnë çka të duan përbrenda ligjit dhe kushtetutshmërisë.

Ndryshe përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka theksuar se në takim “u theksua aleanca me partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e NATO-n, dhe komunikimi e bashkërendimi në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti i falënderoi liderët e partive opozitare që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për takim dhe diskutim. Krerët opozitarë shprehen mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Republikën e Kosovës”

Liderët opozitarë kanë deklaruar se nga kreu i ekzekutivit nuk kanë dëgjuar asnjë plan konkret për të dalë nga situata në të cilën ndodhet vendi, pas largimit zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk qëndroj deri në fund të takimit. Ai ishte i pari që u largua nga ky takim ku më pas në një postim në Facebook ka thënë se “Kurti mbante ligjërata e nuk sqaronte përse ka prishur raportet me Amerikën”. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori