LAJMI I FUNDIT:

Takimi në Washtington, aktivisti shqiptaro-amerikan Richard Lukaj shpreson unifikim të palës kosovare dhe koordinim me diasporën

Takimi në Washtington, aktivisti shqiptaro-amerikan Richard Lukaj shpreson unifikim të palës kosovare dhe koordinim me diasporën

Shtëpia e Bardhë në Washtington, ka ftuar më 27 qershor përfaqësuesit e Republikës së të Kosovës dhe të Serbisë, në një takim të ndërmjetësuar prej saj, për rifillimin e procesit të ngecur të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, proces ky i cili u bllokua në nëntorin e vitit 2018, kohë kjo kur institucionet e Kosovës vendosën tarifë 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Tashmë disa hollësi janë bërë të ditura për takimin e 27 qershorit, nga  Richard Grenell, i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili ka thënë për media se takimi do të përqendrohet te çështjet ekonomike, ndërsa çështjet politike do të lihen për t’u zgjidhur nga Bashkimi Evropian.


Por, sa i përket vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, bankieri, filantropi i dhe aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, tha në një deklaratë për Telegrafin, se ky takim është kërkuar nga këshilltari i presidentit amerikan Dondal Trump, dhe këtë takim Kosova nuk mund ta refuzoj.

Ai përmendi edhe grupin e aktivistëve të Koalicionit të Organizatave Shqiptaro-Amerikane, të cilët kohë më patë i janë drejtuar me një letër të hapur Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo , Zëvendës Presidentit Michael R. Pence si dhe një pjese tjetër të administratës amerikane, duke  sjellë kështu në kujtesë dhe një herë të gjitha dëmet që Serbia i ka bërë në Kosovë, si dhe duke përmendur rolin e SHBA-së si aleati më i madh i Kosovës që nga paslufta.

“Një grup aktivistësh të diasporës, kemi folur dhe kemi publikuar një dokument me mendimet dhe sugjerimet tona, për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mund të them, se akoma me vend është ky dokument. Mund të them se ky takim është kërkuar nga këshilltari i Presidentit amerikan Donald  Trump, dhe këtë takim Kosova nuk mund ta refuzoj. Por, faktikisht pala kosovare, as nuk ka qenë në gjendje të kërkoj asnjë pikë prej marrëveshjeve të kaluara, në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet e tilla”, tha për Telegrafin, bankieri, filantropi i dhe aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj.

Sa i përket pozitës së presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ai theksoi se është forcuar edhe më shumë për këto bisedime, për arsye se ka fituar zgjedhjet e reja dhe ka mbështetjen e shumicës së popullit të Serbisë, përderisa, pala kosovare vazhdon të jetë shumë e përçarë.

“Serbia ka mbështetjen e Rusisë në këtë kohë dhe është plotë me ndihmë militare nga Rusia. Për fat të keq, ky takim po bëhet në një moment kur Serbia është shumë më ne gjendje për këto negociata, dhe frikësohemi se pala e Kosovës do imponohet. Megjithatë, shpresojmë se dialogu të vazhdoj, dhe me mirë të dalin pa rezultate në këtë moment se sa më rezultate të dëmshme”, tha mes tjerash Lukaj.

Ai shpreson se në të ardhmen pala kosovare/shqiptare, të unifikohet dhe të veprojnë në mënyrë të përbashkët, edhe me koordinimin e diasporës së vet.

Ndryshe, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si hap i domosdoshëm në rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit evropian.

Kosova dhe Serbia nisën procesin e dialogu në vitin 2011, i cili nisi si dialog teknik, por më vonë u shndërrua në proces politik.

Në kuadër të këtij procesi të dialogut u arritën disa marrëveshje, më e rëndësishmja veçohet ajo e 19 prillit e vitit 2013, që njihet si marrëveshja e parë për “normalizim të marrëdhënieve”. /Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori