LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Kurtit me Vuçiqin në Berlin, ish – zëvendësministri Berisha: Pozonte i buzëqeshur në një atmosferë relaksuese, tema e Asociacionit është në tryezë

Takimi i Kurtit me Vuçiqin në Berlin, ish – zëvendësministri Berisha: Pozonte i buzëqeshur në një atmosferë relaksuese, tema e Asociacionit është në tryezë

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar sot lidhur me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Gjermani dhe takimin atje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se populli i Kosovës masivisht i besoi Albin Kurtit, një politikan anarkisto-majtist, se Kosova nuk e diskuton me askënd sovranitetin e saj, ndërkaq jo vetëm që nuk e pyet kush a ka ndonjë kusht për Vuçiqin por pozon i buzëqeshur në një atmosferë relaksuese të darkës ndonëse tema e Asociacionit, një kauzë tjetër e rrejshme politike, është në tryezë.


Lexoni të plotë postimin:

Sovraniteti në kohën e sotme është iluzion – thotë gjeniu i letrave dhe disidenti çek Milan Kundera.

Këtë, për fat të keq, më së miri është duke e dëshmuar lufta në Ukrainë, që jovetëm relativizoi sovranitetin përmes luftës por edhe shtetet tjera duke përfshirë Gjermaninë, shteti i madh lokomotiv e ekonomisë evropiane, e cila relativizoi sovranitetin në raport me kërkesat e SHBA-së, përndryshe ekzistenca e saj vihej në dyshim prej ambicieve ruse që dhunshëm të dominoj Evropën.

Për dallim prej politikës racionale që zhvillojnë evropianët, populli i Kosovës, një shtet ende i papërfunduar në kontekstin ndërkombëtar, masivisht i besoi Albin Kurtit, një politikan anarkisto-majtist, se Kosova nuk e diskuton me askënd sovranitetin e saj tue e përfshi edhe Amelikën siç shprehej ai ne formen me jorespektuese ndaj vendit pa të cilin as liria e as shtetësia e Kosovës nuk do të bëhej realiteti.

Tash, që pikërisht kjo Amerikë që gjërat nuk mund t’ia lë rastit, Kurti jo vetëm që nuk e pyet kush a  ka ndonjë kush për Vuçiqin por pozon i buzëqeshur në një atmosferë relaksuese të darkës ndonëse tema e Asosacionit, një kauzë tjetër e rrejshme politike, është në tryezë me Vuçiqin.

Zaten, historia e majtistëve shqiptarë ne – 80 vitet e fundit është e njëjtë, tue qenë një e majtë sllaviste gjithmonë kanë përfunduar në gjirin sllavë, një traditë e kobshme, që për një periudhe arriti ta prishte politikani i djathtë dr. Rugova.

Tash, çështja e çdo diskutimi për veprimet e Kurtit për mua është e parëndësishme, ngase pritjet racionale janë të qarta, por çështja është te shoqëria kosovare, se vërtet ne, pas gjithë këtyre historive të kobshme me ideologjinë sllavo-lindore, prapë duam të përfundojmë në gjirin e tyre, në një kohë kur as kombet sllave nuk duan të kenë punë me Rusinë?!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori