LAJMI I FUNDIT:

Takim me përfaqësuesin e FMN-së, Shqipëria angazhohet për të vijuar konsolidimin fiskal

Takim me përfaqësuesin e FMN-së, Shqipëria angazhohet për të vijuar konsolidimin fiskal

Vijimi i reformave të financave publike dhe konsolidimi i mëtejshëm fiskal ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin që Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi me Përfaqësuesin e Përhershëm të FMN-së për Ballkanin Perendimor, Sebastian Sosa.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe FMN-së dhe mbështetja që ky institucion ka dhënë e vijon të japë për vendin tonë në drejtim të forcimit të financave publike dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare.


Diskutimi mes palëve u përqendrua në zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale.

Ministri i Financave konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave të mëtejshme.

Në takim u vlerësua ecuria e reformave të financave publike, përfshirë edhe adresimi i sfidave të reja për ekonominë e gjelbër.

Përfaqësuesi i Përhershëm Rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar Sebastian Sosa shprehu angazhimin për të vijuar bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori